• |
ide | kryesore

Gerard Pique, ende i dashuruar me Shakira-n

Paparazzi, Slider



Gerard Pique dhe Shakira kanë firmosur zyrtarisht marrëveshjen e ndarjes së tyre. Por pavarësisht kësaj  futbollisti duket se i mungon ende artistja.

Një burim ka treguar se teksa ishte në një fluturim për në Pragë të Republikës Çeke, Pique po kontrollonte instagramin e Shakiras. Sipas tij, kjo gjë është vënë re nga Clara e cila ka nisur të debatojë me të. Dyshja janë komentuar së fundmi për një krisje mes tyre. Disa publikimeve në Spanjë zbuluan se 23-vjeçarja nuk i  duron dot ngacmimet e mediave. Këto të fundit i kanë ndjekur në çdo moment për të marrë pamje të tyre së bashku. Përveç kësaj, flitet për një bezdisje nga ana e Chia për gjithë afrimin mes tij dhe Shakirës ditët e fundit. E ndonëse asgjë nuk është zyrtare, disa burime tregojnë se Gerard është parë më shumë me fëmijët dhe nënën e tyre sesa me Clara Chia, me të cilën duket i largët.

Dyshja konfirmuan romancën e tyre pas ndarjes së tij nga artistja në qershor.  “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, tha ish çifti në një deklaratë të përbashkët në qershor. “Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/05/shakira-mohon-aludimet-per-nje-romance-te-re-dashurie/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *