• |
ide | kryesore

Hakmarrja politike/ Si e pësoi gjyqtarja që doli kundër Rilindjes

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
gjyqtarja Mimoza Margjeka



Në përpjekjet për ta vënë drejtësinë nën kontroll, Rilindjes i është dashur të japë mesazhe të forta për gjyqtarë apo prokurorë që i kanë dalë kundër. I tillë është rasti i ish-gjyqtares së Apelit të Korçës, Mimoza Margjekaj e cila sot u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion, por ky dënim i erdhi pas një vendimi të fortë që dha në vitin 2019 kundër Partisë Socialiste që organizoi e vetme zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019.

Pse u arrestua Margjeka

Në korrik të 2020 policia kapi në Pogradec një grup personash që transportonin klandestinë. Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për njërin prej tyre, por në Apelin e Korçës masa ndryshoi nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ishte një ngjarje në dukje e rëndomtë, që kaloi në heshtje në media.

Por çuditërisht, policia e ndoqi rastin dhe vuri në përgjim personat e përfshirë duke zbuluar se për ndryshimin e masës së arrestit, familjarët e të arrestuarit kishin dhënë ryshfet.

U arrestua bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara, sekseri Florian Zhilla, avokati Skënder Demiraj dhe së fundmi gjyqtarja Mimoza Margjekaj.

Vendimi i Margjekës kundër Ramës

Por Mimoza Margjekaj e ka kundërshtuar me forcë dënimin dhe gjatë të gjithë procesit ka akuzuar Edi Ramën se e ndëshkoi për vendimin që dha kundër zgjedhjeve në Durrës.

Margjekaj kishte qenë pjesë e trupës gjykuese që do t’i jepnin mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit të cilat u bojkotuan nga opozita.

Durrësi kishte një specifikë, sepse në garë u fut edhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit, që kandidoi me Valbona Sakollarin.

Por Bindja Demokratike i regjistroi kandidatët e saj jashtë afateve zgjedhore. Pikërisht për këtë, Mimoza Margjekaj i konsideroi zgjedhjet e 30 qershorit nul dhe vendosi të mos ia japë mandatin e kryebashkiakes, Valbona Sakos.

Për ta zgjidhur situatën, u desh ndërhyrja e Edi Ramës, që firmosi një kërkesë të dytë, të cilën e pranoi një gjyqtar i dytë.

Lexo edhe: Gjyqtarja e arrestuar nga SPAK: E lirova nga paraburgimi për shkak të pandemisë

Lexo edhe: “Sikur të ma varrosnin familjen, prap nuk do e jepja mandatin e Durrësit” 

Valbona Sako mori mandatin, por për Mimoza Margjekën filluan telashet.

Akuzat për Edi Ramën

Pas dënimit sot, Margjekaj e drejtoi gishtin tek kryeministri Rama, për shkak se ajo në vitin 2019 nuk njoh zgjedhjet lokale me 1 kandidat në bashkinë e Durrësit.

“Vendimi që dhashë unë më 17 korrik, e dha në 19 korrik gjyqtari tjetër me kërkesë të Edi Ramës. Pse s’e hapni dosjen? Të shqetësosh lartmadhërinë, nuk ka lidhje. Unë e di ligjin, e di që këta njerëz sot kanë qenë të porositur. E ngrite zërin do dënohesh. Do ta përballoj do punoj një profesion tjetër” tha ajo për gazetarët.

Kush ka punuar me mua e di një gjë që është e drejtë unë e bëj dhe i shkoj deri në fund. Unë për atë punë isha aty. Nuk mund t’i thuash “Futu ti në zgjedhje” dikujt që nuk është parti. Çudi do të më dukej të mos më dënonin, a ju kujtohet deklarata për zgjedhjet e bashkisë? “Keqardhje për gjyqtaren që humbi rrugën, nuk do ta njohim vendimin”, tha qeveria.

Në këtë botë rrotullohen gjërat, gjërat do shkojnë në vendin e vet, por do kohën e saj” u shpreh Margjekaj para gazetarëve./Lapsi.al



20 Comments

  1. Ky rasti i gjyqtares eshte tamam si rasti i musine kokalarit qe i doli kundra enverit. Dhe me pad enveri e puskatoi musinen e shkret se gjasme se kishte hedh bomben ne ambasaden ruse. Mos guxo ta puskatosh gjyqtaren edi rama se ti e di cte pret pastaj.

    1. shko mer rrote po ishalla ste bie me pas raste gjygjsore se do te duhet me shkund xhepat mire. Kete e kan kap tu marr lek, ky thote Mysine Kokalari

      1. Te gjithe marrin leke. Por disa pergjohen , disa te pergjuar u fshihen pergjimet, disa te tjere nuk pergjohen fare dhe te gjithe nuk denohen pervecse ksaj fatkeqes.

        Kjo eshte hakmarrje e paster politike. Dhe mos u cudit kur te dalin te pavlefshme provat ndaj kesaj. Denim familjar si ne kohen e enverit.

        Fakti eshte pertej fatkeqes ne fjale, reforma deshtoi qe ne ngjizje. Asnje peshk i madh lur ka plas peshku me korrupsion ne cdo qelize per cdo gje, dhe krim, trafik droge ne cdo cep te shqiperise.

        Reforma ishte shkaterrim i asaj pak drejtesie te korruptuar por funksionale, drejt asgjesimit te drejtesise. U premtua drejtesi por sot nje qytetar normal, ordiner as nuk i afrohet dot gjykates dhe prokurorise. Ska me akses as fare. Cdo gje e perqendruar ne nje dore gjyqtaresh e prokuroresh qe sbejne asnje gje pervecse marrin direktavat e rames.

        Me vjen keq sepse kjo u vecua qellimisht dhe u denua familjarisht.

    2. I paemer 20.06 Kur eshte hedhur bomba ne ambasaden Ruse Zonja Kokalari kish mbi 4 vjet qe ishte ne burg.. Kjo eshte historia e saj e cila vdiq dku nga viti 84-85 te shekullit qe lam. Kurse per sa i perket kesaj gjykateses nese e ka ngjyer gishtin le te shkoj ne burg.

  2. Gabimi më i madh që ka bërë Ramzi Alia, ka qenë për dy peshqeshet që i solli politkës shqiptare. Partisë Demokratike i pruri Sali Berishën, një ish-komunist nga më të devotshmit dhe Fatos Nanon që e vuri në krye të PS-së. Janë dy nga drejtuesit më të gabuar që ka patur Shqipëria, njëri përfundoi në pijanec dhe tjetri përfundoi në një njeri non grata nga SHBA”, tha Reso,gjygjtarja me burrin kapen me korrupsion lapsi thote hakmerret rama,gallate me mediat e rublave

      1. I paemer 2:24 , taqi e di qe nuk njihena por : vej emrin o jorgo ropqiri , o hajdut i taksapagusve te varfer shqipetare, o te qift taqi te 14tat , edhe miun e macin e shpis .

        1. Taqi PaParty – a i pive ilacet sot? E di qe Lapsi eshte nje prej 10 ilaceve qe merr cdo dite por e shoh se asnje prej ilaceve nuk po te ben efekt. Shiko nje psikiater tjeter. Bushati di vetem Italisht, nuk njeh shume nga paikiatria e tipave si ti

    1. Jo nuk e ka ne dore, prandaj e denoi.

      Provat jane te stisura, kjo ceshjte do shkoje ne strasburgsi shume te tjera qe rama ka bere si i do trapi dhe i ka humbur. Antoneta sevdari, besnik muci etj etj

      Jane shume shkelje qe gjykata i anashkaloi per ti bete qejfin rames

  3. Lapsi nuk ka se cfare te shkruaj. Deri dje thote pse nuk futen ne burg gjyqtaret e korrupruar. Kur futen ne burg gjyqtaret e krruptuar, Lapsi thote kjo eshte hakmarrje dhe fajin e ka Rama. Vetem Lapsi i bolshevikut Italian AB ka te drejte te shprehet si te doje megjithese nuk ka arsyetim te elementar llogjik

  4. e me mos i qi motren, slidhje ka rilindja apo Rama me nje gjygjtare qe e kan rras ne burg se eshte kap tu marr lek. Njesoj sikur ish kardiokirurgu Prifti qe u kap me mbi 500 miliol ne zyre te thote po ma ben Rama

  5. Gjithë respektin për vendimin që dha për zgjedhjen e kr të bashkisë Durrës,por edhe se për mua dhe vendimin për arrest shtëpie ka qenë i drejtë.Por dhe mundësia që gjithë këtë katrahurë ja ka bërë i shoqi pa dijeninë e saj.Nuk e di se në përgjime ajo ka dal vetë.Po qe se po në rregull po qe se jo nuk ka përse dënohet.Sepse ky gjatuci duke u nisur nga inate personale e shkaterroi sistemin gjyqësor sidomos me vetingun.

    1. Pergjimi eshte transkriptuar i ndryshuar. Fjalet nuk jane te njejta ne audion e pergjuar me transkriptimin e paraqitur ne gjykate. Megjithese kjo u provua ne gjyq Gjykata ka mare vendim ne baze te provave te falsifikuara.
      Nuk e njof kete ish-gjykatsen po ne kete rast ja kan fut kot fare dhe ne menyren me te ndyre tipik gjykim diktature.

  6. kur u stigmatizua me “Non Grata” Sali Berisha më ngjan si ai fëmija i ulur në një kalë që lëkundet. Mbi këtë kalë lëkundës i është bashkuar edhe Ilir Metaj. Të dy njëri pas tjetrit, si dy bizele në një bishtajë. Një kalë lëkundës që vazhdon të lëvizë e të zbavit me idenë se po ecën, por që këmbët i qëndrojnën në vend.

  7. Respekte kesaj gjyqtare luaneshe qe u perballe si tigeresh me mafien ne pushtet. Si perllumbesh. Mos goxo te hakmerresh I d rama, se e di vete pastaj. E di shume mire ca te gjen po u hakmorre. Hajt ik tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *