• |
ide | kryesore

Kapen tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Dy ekstradohen në Shqipëri, një në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Interpol



Ekstradohen nga Greqia dhe nga Holanda, drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të tre të ekstraduarit, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e ZQK Interpol Tirana, në kuadër të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë ekstraduar, në hyrje dhe në dalje të RSH-së, 3 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

-Si rezultat i bashkëpunimit me homologët holandezë u ekstradua nga Holanda drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Zef Gjikolaj, 33 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 26.05.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë.

-Si rezultat i bashkëpunimit me homologët grekë u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët italianë u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

2 shtetasit e ekstraduar drejt Shqipërisë iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *