• |
ide | kryesore

Krenaria e trajnerit të Marokut, Walid Regragui: “Bota tani na njeh, Kupa nuk është aq larg”

-Instant, Sport
Walid



“Ne i kemi treguar botës se Maroku ekziston dhe se fitorja përfundimtare nuk është aq larg.” Trajneri Walid Regragui është krenar për kombëtaren e tij, zbulimi i këtij Botërori, pas disfatës gjysmëfinale ndaj Francës. “Kemi humbur shumë lojtarë, duke filluar me Aguerd, dhe për ne ishte shumë – deklaroi ai –. Gjëja më e rëndësishme është të kemi dhënë një imazh të mirë, t’i kemi treguar botës se futbolli maroken ekziston. Të kemi treguar se kemi tifozë të mrekullueshëm. Për të arritur në një nivel shumë të lartë, për të fituar një Botëror, duhet të punojmë ende, por nuk jemi shumë larg”, ka përsëritur Walid.

Më pas vlerësimet të pafund për lojtarët e tij. “Djemtë luftuan deri në minutën e fundit. Ne donim të fitonim ndeshjen, por u përplasëm me një ekip të fortë. Mund të kishim shënuar, por ishte për të ardhur keq që goli nuk erdhi”.

Lexo më tej:Video/ Franca nuk zhgënjen pritshmëritë: likuidon 2-0 Marokun e prezantohet në finale me Argjentinën

“Ka shumë hidhërim, nuk mund të them më shumë. Ne mund të jemi krenarë duke parë se si luajtëm kundër kampionëve në fuqi – tha mesfushori maroken Sofyan Amrabat -. Ne ndjemë entuziazmin e njerëzve, edhe pse në një Botëror jeton pak si në një tunel, i mbrojtur nga të gjithë. Gjithçka që bën është të rikuperosh drejt ndeshjes tjetër dhe më pas të kthehesh në punë. Duke parë këtë turne, gjithçka ishte shumë e bukur. Tani është një moment veçanërisht i pakëndshëm sepse ishim shumë afër finales. Përveç faktit se dolëm në kthesën e fundit dhe kjo është shumë e dhimbshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *