• |
ide | kryesore

Meghan Markle: Është faji i Princ William

Paparazzi, Slider



Meghan Markle ka shprehur së fundmi mospëlqimin për kunatin e saj, Princin William.

Ish-aktorja e “Suits” zbulon në dokumentarin e saj dhe të Princit Harry në Netflix se është e mërzitur  pasi William ka bashkëpunuar  kundër padisë së saj me Associated Newspapers.

Avokatja e Markle, Jenny Afia rrëfen në Episodin 6 të “Harry & Meghan”, se gjykatësi që kryesonte çështjen ligjore të Dukeshës së Sussex vendosi në favor të saj në 2021. “Më pas, Associated Newspapers  apeluan në mënyrë të parashikueshme,” thotë Afia. “Kur sapo ishim gati të shkonim në gjykatën e apelit, një anëtar i lartë i ekipit të [William] doli për të dhënë deklaratën e tij të dëshmitarit e cila nuk kërkohej. Fatkeqësisht nuk ka asnjë mënyrë që ai ta kishte bërë këtë pa autoritetin e shefave të tij.”

Afia i referohet Jason Knauf, një ish-sekretar komunikimi për William dhe gruan e tij, Kate Middleton. Knauf është gjithashtu punonjësi që thuhet se ka bërë një ankesë kundër Markle në HR në 2018. Në të ai pretendonte se ajo bullizonte anëtarët e tjerë të stafit. Knauf më pas u bë CEO i William and Middleton’s Royal Foundation. Tani  ai është anëtar i bordit të Çmimit Earthshot të cilin William e themeloi.

Në “Harry & Meghan”, çifti është filmuar në apartamentin e një shoqeje të paidentifikuar në Nju Jork duke diskutuar zhvillimin ligjor ku zbulojnë se Knauf punon për William. “Unë e di se është vëllai yt,” thotë Markle, e inatosur. “Është vëllai jot. Nuk do të them asgjë për vëllain tënd, por është kaq e qartë. ” “Është edhe më e qartë se ata do të përpiqen ta mbulojnë atë,” përgjigjet Harry./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *