• |
ide | kryesore

“Në pjesën e dytë ishim nën ritëm”: Colella mbrohet edhe për aktivizimin e Zunës

-Instant, Sport
Colella



“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, nuk kam asgjë për të thënë në aspektin negativ, kemi qenë të përqendruar dhe kemi mbrojtur me rregull”. Giovanni Colella është i qetë, në përfundim të fitores 2-1 me Kukësin. Tekniku i Partizanit duket se nuk i vuan kritikat që vërshuan pas barazimit flagrant me Erzenin në kohën shtesë e që mund të ishte përsëritur sot.

“Pjesa e dytë? Sipas meje është diçka që duhet të përmirësojmë, nuk është se isha i shqetësuar, po vëzhgoja çfarë bën skuadra. Mendoj që nuk kam rrezikuar me ndërrimet sepse ata që kanë hyrë kanë bërë mirë. Por jam dakord që në pjesën e dytë ishim nën ritëm dhe duhej të bënim më mirë. Mbi këtë jam padyshim dakord” tha Colella.

Lexo më tej: “Lojtarët i kemi pasur në gjendje të keqe”: Mezani përcakton objektivin e Laçit pas dy fitoreve radhazi

Italiani pastaj ka mbrojtur lëvizjet e tij, sidomos aktivizimin e 19 vjecarit Zuna. Në fakt, lojtari i datëlindjes 2003 ka zëvendësuar Hadrojin e dëmtuar: “Nuk është se nëse vendos një lojtar të 2003 rrezikoj të humb ndeshjen, ky është mentalitet i gabuar, ai i 2003 bëri shumë mirë”.

HALLAÇI: E PAMUNDUR TË PËSOJMË KËSHTU GOLI

Tekniku i Kukësit Rrahman Hallaçi, kritikon skuadrën, mbi të gjitha për mënyrën e pësimit të golit të dytë: “E dija që skuadra ka ndjerë pak vështirësi në mbrojtje. E normalisht në këto ditë në dispozicion jam munduar të punoj sa më shumë në mbrojtje. Më vjen keq për golin e dytë si e pësuam se i kisha thënë skuadrës të mos bëjë ato lëvizje, i thashë që gjendja nuk është shumë e mirë, por u thashë të bëjë sa më shumë kujdes në mbrojtje. Aktivizova në pjesën e parë katër mesfushorë qendre. Goli i parë ishte diçka tjetër, por goli i dytë është i patolerueshëm që të pësojmë ashtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *