• |
ide | kryesore

Princ Harry zbulon marrëveshjen me vëllain e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Princ Harry ka hedhur të tjera akuza ndaj vëllait të tij, Willim. Ai pretendoi se William, theu një marrëveshje  për të mos lejuar që zyra e tyre të tregtonte histori negative të shtypit për njëri-tjetrin.

“William dhe unë pamë se çfarë ndodhi në zyrën e babait tonë. Ne bëmë një marrëveshje që nuk do ta lejonim kurrë të ndodhte në zyrën tonë,” tha ai në episodet e fundit të dokumentarëve të tyre  “Harry & Meghan”.

“Unë do të preferoja më mirë të shkatërrohesha në shtyp sesa të luaja këtë lojë ose biznes tregti,” tha Harry. ” Të shihja zyrën e vëllait tim duke bërë këtë gjë ishte zemërthyese.”

Harry dhe gruaja Meghan Markle gjithashtu detajuan momentin kur filloi shtypi negativ për ta në vitin 2018. “Çështja është  se gjithcka nis kur dikush që po martohet. Apo vjedh vëmendjen ose po e bën punën më mirë se personi që ka lindur për ta bërë këtë, kjo i mërzit njerëzit,” shpjegoi ai. “Kjo ndryshon ekuilibrin. Ju jeni shtyrë të besoni se e vetmja mënyrë që bamirësitë tuaja mund të kenë sukses dheqë reputacioni juaj mund të rritet është nëse jeni faqja e parë e atyre gazetave.”

Ka pasur zhurmë për vite të tëra për një përçarje mes William dhe Harry. Thuhet se krisja nisi kur Harry  filloi të takohej me Markle në verën e vitit 2016. Sidoqoftë, ndarja u rrit edhe më shumë pasi Sussexët lanë detyrat e tyre mbretërore në janar 2020./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/14/prince-harry-konfirmon-tradhetine-e-william-cfare-po-ndodh-ne-familjen-mbreterore/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *