• |
ide | kryesore

Serbia miraton kërkesën për të dërguar trupa ushtarake në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sonte pas seancës së Qeverisë së Serbisë se njëzëri është miratuar që nesër në mëngjes të dorëzohet kërkesa që një numër i caktuar i forcave të sigurisë serbe të kthehen në Kosovë.

Ai ka shpjeguar se kërkesa do të dërgohet sonte në formë elektronike, ndërsa nesër do t’i dorëzohet komandantit të KFOR-it në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Vendimi është marrë unanimisht dhe është respektim i së drejtës publike dhe është i rëndësishëm për mbrojtjen e popullatës dhe për kontrollin e pikave kufitare. Jemi pothuajse të sigurt që nuk do të pranohet, por presim të marrim përgjigjen. Kjo është hera e parë që një qeveri e miraton një kërkesë të tillë. Është e rëndësishme që të ketë një kërkesë”, theksoi presidenti.

Ai theksoi se situata në terren është e tensionuar aq sa edhe ndërkombëtarët edhe vetë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar e kuptonte.



3 Comments

  1. Ne po ju dergojme Shkullakun me Kurtin dhe gjikandin e mendimit nul Zj.Osmani dhe jemi te qete,
    Amerika na mbron dhe ne zihemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *