• |
ide | kryesore

Theo Hernandez paralajmëron Argjentinën: “Messi nuk na tremb”

-Instant, Sport
Theo



Theo Hernandez ishte një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Francës ndaj Marokut në gjysmëfinalen e Botërorit 2022. Mbrojtësi i Milanit shënoi golin që hapi ndeshjen pas 5′. Më pas dha kontributin e tij për të mbajtur larg kundërshtarët nga porta e Lloris deri në bilbilin e fundit: “Ishte një mbrëmje e pabesueshme – tha Theo për Rai Sport -. Ishte një ndeshje e vështirë, Maroku ka një ekip të madh. Por ne fituam dhe tani duhet të mendojmë për finalen. Kemi pasur një muaj të jashtëzakonshëm, kemi punuar për të arritur në këtë moment. Jam i lodhur, por është bukur. Tani le të rikuperohemi që të jemi 100%”.

Mbrojtësi i majtë i Francës u bë titullar fiks, pas dëmtimit të vëllait të tij Lucas. E megjithatë Theo Hernandez ka qenë një nga pikat e forta të Francës. Tani nga anët e tij do të luajë një si Messi: “Lionel? Nuk kemi frikë, ata kanë një skuadër të jashtëzakonshme, por kemi disa ditë për të punuar.”

DESCHAMPS: “EMOCION, LUMTURI E KRENARI”

Edhe trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, e komentoi i kënaqur objektivin e arritur: “Kjo fitore ngjall emocion, lumturi dhe krenari. Sot ishte një sukses i rëndësishëm, edhe pse nuk është finalja. Asnjëherë nuk është e lehtë dhe kemi qenë edhe me fat, por lojtarët u shpërblyen si grup. Do të shkojmë të dielën në kërkim të titullit, është e mrekullueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *