• |
ide | kryesore

1 ton kànabis nga Shqipëria në Malin e Zi, 18 persona në pranga

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
në Malin e Zi



18 persona janë vënë nën akuzë në Malin e Zi për shkak se akuzohen për trafik drogé dhe organizatë kriminalé. Mediat malazeze bëjnë me dije se arrestimet janë kryer edhe në zonën e Herceg Novi, Podgoricë, Kolashin e Budva.

Të dyshuarit akuzohen si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shitjen të drogës. Policia ka kryer kontrolle në 14 baza në disa qytete në Malin e Zi. 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Si rezultat i operacionit është sekuestruar 1 ton kanabis. Sipas autoriteteve anëtarët e organizatës kriminale transportonin drogën nga Shqipëria nëpërmjet territorit të Malit të Zi, drejt vendeve të rajonit dhe më tej në vendet e Bashkimit Evropian. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *