• |
ide | kryesore

Alarme për bømba në aeroportin e Shkupit dhe disa vende të tjera

-Instant, Lajme, Të fundit
Aeroporti i Shkupit


Një alarm për vendosjen e një bombe në aeroportin e Shkupit është dhënë sot. Pas kontrolleve të policisë, doli se alarmi ishte i rremë. Informacione për bomba ka patur edhe për vende të tjera në Shkup.

“Denoncime për mjet shpërthyes të vendosur ka në FFM, Sallën e Sporteve “Boris Trajkovski”, Hotelin “Aleksandar Palace” dhe në Aeroportin e Shkupit. Ndryshe, në hotelin “Aleksandar Palace” sot duhej të mbante konferencë për shtyp edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski”, raportohet.

Në Maqedoninë e Veriut, përgjatë 3 muajve të fundit ka pasur dhjetëra denoncime, alarme për vendosjen e bombave nëpër shkolla të vendit. Të gjitha kanë rezultuar alarme false.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *