• |
ide | kryesore

Ambasadori: Kush shkon ilegalisht në Britani do kthehet menjëherë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasadori britanik



Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith ka shpjeguar masat e reja të qeverisë së vendit të tij për të ndalur fluksin e emigrantëve shqiptarë në kanalin e La Manshit. Ai tha se ajo që sjell kjo marrëveshje është se kthimi i emigrantëve të paligjshëm do të ndodhë më shpejt.

“Nëse dikush shkon ilegalisht, sigurisht që do të kthehet. Ajo që sjell kjo marrëveshje është se do të ndodhë më shpejt dhe do të jetë më e qartë se këto rrugë nuk ju japin mundësinë të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar. Përpara kësaj, njerëzit mendonin se mund të qëndronin, tani jo më.”, – tha ambasadori.

“E kam këtu komunikatën e përbashkët që kanë nxjerrë dy kryeministrat tanë. Është me të vërtetë një komunikatë e fortë. Ka një sërë kapitujsh, por në mënyrë të veçantë do të na mundësojë të bëjmë dy gjëra për migracionin. Së pari ta trajtojmë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe së dyti ngre një Task Forcë të re të përbashkët, çka nënkupton forcimin real të bashkëpunimit tonë operacional.

Ne kemi probleme me ligjin tonë sepse nuk ka një dispozitë për mënyrën e përcaktimit të vendeve si të sigurta, siç e kanë disa vende të tjera. Ne kemi një mekanizëm të ndryshëm dhe një proces legjislativ të ndryshëm. Ajo çka ofron ky ligj është rikonfirmimi i garancive që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë sipas detyrimeve ndërkombëtare.

Kjo nënkupton faktin se edhe Britania e Madhe do të bëjë më shumë duke ofruar mbështetje, veçanërisht kur kemi viktima të trafikimit të qenieve njerëzore ose individë të tjerë që kthehen këtu, ne do të ofrojmë më shumë mbështetje dhe ndihmë, por bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq. Kjo ka të bëjë me bashkëpunimin tonë në mënyrë operacionale.

Ne tani po punojmë shumë intensivisht për ta zbatuar, por jo gjithçka do të ndodhë menjëherë. Por disa gjëra do të ndodhin shumë shpejt. Tashmë kemi fluturime kthimi çdo javë dhe do ta intensifikojmë këtë dhe do t’i kalojmë këta numra të konsiderueshëm njerëzish që kanë shkuar ilegalisht dhe do të sigurohemi që ata të kthehen sa më shpejt në Shqipëri. Dhe nëse dikush shkon në të ardhmen, do të përballet me të njëjtën gjë” – tha ambasadori në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. As derri Nuk jeton dot ne UK.
    Nga halli shkojne njerzit.
    Por duke pasur Spanjen dhe Portugaline..
    Te befsha nje m ne britani o parazit i ramebithe skizofrenit neurotikut.

    1. Dhe nje milion te tjere do te vijne me kete qeveri hajdute
      Ambasador edhe ti kontribon me perkrahjen qe i jep mafiozave
      Mos e ka fajin Berisha edhe per kete?

  2. O shqiptare mos shkoni ne Britani.

    Qendroni ne vendin tuaj. Investoni ne vendin tuaj.

    Qeveria Rama i ka krijuar te gjitha kushtet e duhura qe ju te qendroni ketu dhe te jetoni ne menyre dinjotoze.

    Dhe akoma me mire do behet!

  3. Nuk di si ta lexoj komentin e Kreshnikut me lart, si ironi apo si njeri qe i kane shpelare trute! UK do marri ne menyre legale njerez, por merrni nje cop certifikate profesionale dhe mesoni gjuhen para se te hyni ne ambasade. Firmat e rekrutimit britanike kane rezervuar viza ne 2023, dhe 1 mije nga keto m’i kane propozuar agjencise se punesimit qe kam! Mos u trishtoni fare, po ju nxjerrin nga dritarja indianet e qeverise, do ju fusin nga dera si zoterinj kompanite qe kane nevoje per ju! Jane thjesht akte te ndalin kriminalitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *