• |
ide | kryesore

Camille Vasquez: Amber Heard nuk kishte miq

-Instant, Paparazzi, Slider



Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez ka dhënë së fundmi disa detaje nga prapaskenat e gjyqit të aktorit  dhe ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

intervistë, Vasquez jep detaje për disa nga ngjarjet e ndodhura gjatë procesit gjyqësor. Ajo tregon se cili është perceptimi që i ka mbetur pasi ka punuar në një nga çështjet ligjore më mediatike të viteve të fundit.

“Një nga dëshmitarët më të vështirë ishte Dr. Dawn Hughes,” komentoi Camille. “Dhe një tjetër ishte Whitney, motra e Amberit, sepse ajo ishte dikush që do të mbronte të afërmin e saj pavarësisht se çfarë,”.

Avokatja shtoi: “Unë mendoj se ajo është, siç thamë në atë kohë, një person i ftohtë”, e cila u pasua nga një video e shkurtër në të cilën disa njerëz që kishin pasur një marrëdhënie me Heard theksuan se nuk kishin patur një raport të ngushtë me të. “Unë mendoj se këta njerëz, përfshirë ish-avokatenn e saj, nuk janë më miq me të”.

Ajo u pyet gjithashtu se pse kundërshtonte kaq shumë deklaratat e Amberit në tribunë, për të cilën Vasquez u përgjigj: “Ajo dha përshtypjen se gjërat që tha i kishte menduar në minutën e fundit. Madje ndjeva se nuk kishte asnjë në ekipin e saj që e ndihmonte me deklaratat. Po të shihje ekipin e saj ,ata ishin gjithmonë të ulur në vendet e tyre. Kjo më bëri të ndihem shumë keq për të. Ekipi ynë është krejtësisht ndryshe”.

Për mënyrën se si e shihte aktoren, Camille ishte shumë e qartë; “Unë kurrë nuk e pashë atë si një person të besueshëm. Ajo pretendonte se ishte viktimë, por i vetmi person që përfundoi në spital me lëndime ishte Johnny Depp. Ishte një marrëdhënie intensive. Heard ishte agresore”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *