• |
ide | kryesore

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
në Tiranë



Biznesmeni Edmond Papaj (Hoxha) udhëtoi nga Saranda për në Tiranë këtë të premte. Pasdite u afrua në zonën e Selitës në lagjen ku banon vetë së bashku me vëllain e tij. Parkoi makinën G-Class. Hyri në lokalin ku shkonte sa herë vinte në Tiranë dhe porositi kafen.

Ishte vetëm në tavolinë. Në këto momente një person ka hyrë në lokal me kapuç në kokë dhe kokën ulur. Ka shkuar direkt te tavolina e 49-vjeçarit dhe pa thënë asnjë fjalë ka nxjerrë një pistoletë tip Glock.

Sapo biznesmeni pa personin e armatosur është përpjekur të mbrohej me çfarë i kapi dora në tavolinë ku kishte vetëm një tavëll duhani. Por autori qëlloi 9 herë dhe u largua në këmbë. 49-vjeçari humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës.

Kjo është pak a shumë ajo që ndodhi pasditen e së martës në një nga zonat më të populluara të Tiranës ku u konsumua një tjetër krim i rëndë. Policia tha se ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen vrasjes së pronarit të një hoteli të njohur në Sarandë.

Në pyetje të shpejta janë marrë menjëherë familjarët dhe dëshmitarët. Oficerët e policisë janë duke mbledhur kamerat e policisë në zonë për të zbardhur lëvizjet e autorit. Burime, nga hetuesit thanë se vrasësi e ka ndjekur këmba-këmbës viktimën.

Pas ngjarjes ai ka humbur gjurmët në këmbë nëpër rrugica. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar në krim. Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Për një periudhë kohe kishte jetuar në Britaninë e Madhe. 

Ndaj policia është duke verifikuar nëse ka pasur konflikte së fundmi, si dhe aktiviteti në Angli nëse është përfshirë në aktivitete të paligjshme. Mediat raportojnë se vite më parë, viktima ishte dënuar në Greqi për trafik droge. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Sekretarja e Aldo Bumçit ka pranuar vizitat e Shkëlzen Berishës në zyrën e ministrit dhe po ashtu ka pranuar se se ai faks është dërguar nga faksi i saj. Shënimi sipër është për t’i treguar vendit ku shkonte, se është për Shkëlzen Berishën dhe nuk ka thënë njeri që është shkrim i Aldo Bumçit. Këtë mund ta thotë Aldo Bumçi nëse do të bashkëpunojë me drejtësinë.

  2. Jorgo Pallkari do thote kokat hengshin. Por ky vend eshte shnderruar ne xhungel ku vriten njerezit si krimba dhe nuk ka me siguri per askend. Droga eshte si mola qe gerryen traun pa e ndjere e vetem kur te te shembet shtepia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *