• |
ide | kryesore

Dhuna në Për’puthen, reagon AMA

F1, Paparazzi


ka reaguar Autoriteti i Mediave Audiovizive për skandalin e dy ditëve më parë në “Për’puthen”, ku Lea gjuajti me shpullë Irisin.

Në lidhje me këtë ngjarje më herët kanë reaguar edhe shumë personazhe të njohur, ndërsa vetë produksioni vendosi të pezullojë nga programi Lean, Orsiolën dhe Donaton.

Së fundmi në reagimin e tyre Autoriteti i Mediave Audiovizive shkruan se është e disata herë që i tërhiqet vëmendja këtij produksioni.
Reagimi i plotës i AMA:

“Në përgjigje të ankesës suaj, drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në adresë të episodit të emisionit “Për ‘puthen”, transmetuar në TOP Channel më datë 14 Dhjetor 2022 në orën 18:15, referuar dhunës verbale dhe fizike, të ushtruar nga njëra prej pjesëmarrëseve (ora 18:50), ju bëjmë me dije, sa më poshtë vijon:Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë këqyrjes së përmbajtjes audiovizive përkatëse ka identifikuar shkelje të rënda etike gjatë diskutimit midis pjesëmarrësve, i cili pasi lejohet të jetë agresiv, përshkallëzohet në dhunë verbale dhe degjeneron deri në ushtrim të dhunës fizike.
Referuar ligjit nr. 97/2013 “Per mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 4/pika 2d, 2dh; neni 32/pika 4, neni 33/pika 1ç, 1d, neni 46/pika 2dh) dhe Kodit të Transmetimit (seksioni 1/ pika 1.1,1.2,1.3,1.4, 1.5, 1.6, 1.13 dhe 1.16; seksioni 5/ pika 5.30, 5.31, 5.34, 5.35, 5.36, 5.40, 5.44) sjelljet e sipërpërmendura përbëjnë shkelje dhe janë të pajustifikueshme për fashën orare dhe rrezikun, që paraqesin për edukimin e fëmijëve.Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare.
Pluraliteti, diversiteti dhe debati i lirë gjatë komunikimit në studion televizive, nuk ka asgjë të përbashkët me dialogje agresive, fyrjen, përçmimin verbal apo gjestikulativ, që nxit dhunë verbale dhe fizike. Evitimi i elementëve të tillë nuk është censurë, por pergjegjesi profesionale dhe etike ndaj publikut dhe interesave të tij.Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)dhe kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formatishtyrjen e orarit të transmetimit
aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët
heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube.DJE
Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftoi subjektin audioviziv TOP Channel se ka nisur procedimin administrativ sipas parashikimeve të kuadrit legjislativ
dhe i kërkoi atij heqjen urgjente të përmbajtjes audiovizive përkatëse nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar në Youtube.
Autoriteti i Mediave Audiovizive”


2 Comments

  1. PO KJO AMA KUNDER FAMILJE KUNDER FEMER KUNDER FEMIJE SI E LEJONE KETE EMISION NE ORETE E DITES MORE KRIMINELA TE FAMILJES.TE MEDIAT NJESOJ.

  2. AMA Mua me duket si ai gjahtari qe ka zagarin te lidhur me zinxhir ,qe gjate gjithe kohes leh dhe ulerin per te kafshuar gjahun e radhes.U gjet ky rast dhe gjahtari e zgjidhi zagarin ama dhe ne kete rast eshte leshuar ta shqyeje prehun e castit qe eshte emisjoni PERPUTHEN..Kemi 30 vjet demokraci dhe jetojme akoma me mentalitetin fallc te moralit komuniste.A eshte ky emisjon nje realitet i vertet i jetes ku jetojme ?Per mua po.Atehere pse ta censurojme dhe bombardojme me gjoba kur ky emisjon jep realitetin e vertet ?ORSIOLA per mua eshte vajza me negative aty,ne ate emisjon.Nga paraqitja nje vajze antipatike,intelektualiteti e saj eshte i ulet.Keto cilesi e bejne ate te shfrytezoje aktualitetin qe ndodhen vajzat aty per ti nxjere ato nga vetja dhe ti cojne ato ne nivelin e saj dhe ajo te trumbetoje qe jane ne nje nivel te gjitha femrat aty.Per mua shkaku qe ORSIOLA .Ajo te perjashtohej me ceremoni.Lea me ate veprim qe ju bashkua pervesitetit te orsioles poshteroi veten dhe doli jashte loje nga ky emisjon.Me nje naivitet dhe intelekt te ulet gjeti rastin te poshteronte Irisin,pr poshteroi veten e saj.Mu neverit si femer.Produksioni nuk do i duhej te merte mase per te se ajo tashme e nxori veten jashte,asnje djal normal nuk do merte persiper nje lidhje me te ,se do peshtiroste veten para familjes se tij shoqerise dhe ambjentit ku jeton.Persa i perket IRISIT eshte nje kukull qe me reagimet e saj te forta dhe emocionale na ka dhene kenaqsi shpirterore dhe ndjenje gazmore ,eshte bukuria e atij emisjoni.Sa per ata qe thone se e bullizuan ate me kujtohet nje anektode gazmore:Kur behen bashke tre budallenj e nxjerin nga shinat dhe nje te mencur.Te tre ata jane te bullizuar,sigurishte qe duan te bullizohen te gjithe.Ata qe i bashkohen bullizuesve ose ose gazstrohen me bullizimin,heshtin nuk e kundershtojne,ose nese se kan ate kurajo ta kundershtojne apo ndalojne bullizimin dhe nuk largohen demostrativishte ,jane po aq fajtore sa bullizuesit.Ose kur e thote qe eshte bullizuar dhe sveproi sduhet te jete ne ate emisjon.Per mua real aty jane nga djemte Remili,pedro,nga femrat Kamila dhe Irisi.Ato jane vajza per lidhje serioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *