• |
ide | kryesore

“Dorën që nuk e kafshon dot, puthe” Rama uron Dumanin për drejtimin e SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri uroi drejtuesin e ri të SPAK, Altin Dumanin duke i quajtur thashetheme përpjekjet për kapjen e SPAK.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!” shkruan Rama në Twitter.

Por ato që kryeministri i quan thashetheme të medias u artikuluan pak minuta para votimit nga ambasadorja amerikane Juri Kim, sipas të cilës antarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kishin marrë kërcënime dhe u ishin premtuar favore.

“Dhe jemi me fat, që kemi tre kandidatë shumë të kualifikuar. Para KLP është një vendm shumë i rëndësishëm. Në bazë të këtij vendimi duhet të jetë objektiviteti, ekzamiminimi i kritereve. Nuk duhet të bazohet nga perceptimet e kërcënimit apo premtimet për favore” ishin fjalët e ambasadores para se KLP të votonte.

Preferencën e tij për drejtimin e SPAK, kryeministri Rama nuk e shprehu asnjëherë publikisht, por duke parë ngulmimin e ambasadores Juri Kim tentoi ta përcjellë atë me një mesazh në Tëitter të Olta Xhaçkës që njoftoi se procedurat për largimin e Kim kanë nisur tashmë./Lapsi.al



18 Comments

        1. Jo! Pse? Shtatezania shkoi shume mire. Urdhero pjellat.

          PS: Ki parasysh qe tek tjetri projektojme veten. Nqs. te del nje “deshtak” pa lidhje me muhabetin do te thote qe ajo eshte pika jote e dobet. Ti e shikon veten si deshtak.

          1. Fillimisht të mendova patronazhist nga war room, por tashti jo. Nuk je niveli i thithlopës Taulan Balla, ke IQ normale, por je i paprincip, mesa duket i mirëpaguar, që nuk do të hum basësh komoditetin qoftë me shbërjen e Shqipërisë. Dmth më një karakter mizerabël.

  1. Fiks Media Kazan, si ju ka cilesuar Rama!

    Ku ishit ju, ku ishte ai ne vitet 90-te?!

    Ai Kryeminister sot, (3 mandate + 4), ju ketu me kazanin dhe gjellen tuaj te shpifur.

    Dha ajo cmira qe po ju konsumon dite per dite, muaj pas muaji, vit pas viti.

    E ai gjithmone e me i madh e ju gjithmone e me te vegjel.

  2. Shume nervoze Anila.. Presim kete Dumanin ca do beje, ishalla arreston ne Janar ate Ahmetaj dhe Gjiknurin se ata jane krahet e kokoshit!

  3. Gjoja perplasja Rama-Kim eshte fasade. Jane mirekuptuar me njeri tjetrin. Kim ka nje mision qe nuk po e kryen dot akoma. I duhet te justifikoje Non-Gratan me elemente ligjore per shefin e saj, para se te largohet. Rama ben sikir zihet me te, qe te duket sikur nuk ka gisht.

  4. lapsi eshte bere si ato femrat histerike…… si do te vej mhb prape do e thuri nje fabul… shenj qe do hu. hiseriket kshue dun me hu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *