• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane uron Dumanin për marrjen e kryesimit të SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur zgjedhjen e Altin Dumanit si kryetarin e ri të SPAK. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se mbështet plotësisht Dumanin, teksa shton se SHBA do të vijojë të ndjekë zbatimin e reformës në drejtësi.

Ambasada inkurajon Altin Dumanin që të vijojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe SPAK të tregojë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Sipas ambasadës, reforma në drejtësi nuk është vetëm kusht për anëtarësimin në BE, por edhe një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar.

Postimi i ambasadës amerikane:

Ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen si Kryeprokurori i ardhshëm i SPAK. Të tre kandidatët – zoti Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili – janë shumë të kualifikuar dhe meritojnë respekt të plotë në përpjekjet e tyre. Presim me kënaqësi të punojmë ngushtë me të gjithë ata.

Për të çuar përpara Memorandumin e Presidentit Biden në Përcaktimin e Luftës kundër Korrupsionit si një Interes Thelbësor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (qershor 2021), ne do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi. Presim me kënaqësi të mbështesim zotin Dumani dhe SPAK-un ndërsa ata vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë gjithnjë krah popullit shqiptar.

Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit. Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore.

Vlerësojmë shumë zotin Kraja për udhëheqësinë dhe përkushtimin e tij si Kryeprokurori i SPAK. Ai vendosi themele të forta mbi të cilat pasardhësit e tij mund të ndërtojnë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *