• |
ide | kryesore

I dënuar për trafik droge në Greqi, zbardhet e shkuara e biznesmenit të ekzekutuar në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
autori



Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të shënuar pasditen e sotme në Selitë të Tiranës. 49-vjeçari Edmond Papa është ekzekutuar me 9 plumba pistolete teksa pinte kafe në ambientet e një lokali.

Papa ndërroi jetë te spitali i Traumës ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar. Me origjinë nga Fieri e banues në Sarandë, Papa kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, kjo pasi vitet e fundit ishte zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar. Automjeti tip “Benz” në pronësi të viktimës, ishte parkuar para lokalit ku ai po konsumonte një kafe. Përballë lokalit ndodhet dhe banesa e familjarëve të tij të cilët i vizitonte sa herë vinte në kryeqytet.

Për krimin e rëndë, policia ka ngritur dy pista kryesore që lidhen me skedimet e viktimës në Angli për trafikim lëndësh narkotike dhe një me ndonjë konflikt të mundshëm, pikërisht për këtë lloj aktiviteti të paligjshëm.

Ai është dënuar edhe në shtetin grek me 7 vite burg për trafikim droge. Po hetohen dhe bizneset e Papës në qytetin e Sarandës ku ai merrej me ndërtime dhe rezulton pronar i një hoteli.

Bazuar në dinamikën e ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasës profesionist. Autori është futur nëpërmjet një tuneli në lokal dhe më pas është arratisur nëpër rrugica. Policia ngre dyshime se një person e ka ndihmuar duke e pritur me një automjet, për t’u larguar më pas nga “Unaza e Madhe”.

Në momentin e atentatit, viktima e ka pikasur autorin dhe ka tentuar t’i përgjigjet me mjete rrethanore që i gjendeshin te tavolina ku ishte ulur. Sipas dëshmitarëve Papa e ka qëlluar me tavëll por kjo nuk e ka penguar autorin të zbrazë breshëri plumbash ndaj tij. Policia po merret me hetimin e plotë të ngjarjes dhe për gjurmimin e autorit po sekuestrohen kamerat e sigurisë në zonë.



4 Comments

  1. O lapsi pse shkruani biznesmen, se ka hap nipt??

    Ky eshte kontigjent burgu si qenkerka biznesmen.

    Shkruani nje ish i denuar u qellua me arme… Apo e keni fjalen qe edhe krimi eshte biznes ne vetvete??

    Po shkruani o nje i dyshuar si kriminel u qella me arme

    1. Po nuk je marre me droge, vrasje, grabitje apo se paku korrupsion, ne kete vend muti, nuk mund te quhesh “bisnesmen”. Eshte kusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *