• |
ide | kryesore

Ish-komandanti i UÇK-së Mustafa shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 26 vjet burg

-Instant, Lajme, Të fundit
vendimin për Salih Mustafën



Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor, teksa ka shtuar se në dënim do të llogaritet dhe koha e paraburgimit.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte, ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, ka thënë gjyqtarja e Gjykatës Special.

Mustafa është arrestuar dhe është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021. Në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë, 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Ish pjesëtari i UÇK-së akuzohej për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Të gjitha këto dyshohet se janë kryer në Zllash gjatë vitit 1999, në ndërtesën e ndalimit. Salih Mustafa, gjithashtu i njohur si ‘komandant Cali’, sipas aktakuzës ka qenë komandant i njësitit gueril BIA (‘njësiti BIA’), njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi ndaj tij përbën procesin e parë gjyqësor për krime lufte që ka nisur në Gjykatën Speciale.

Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto krime dyshohet se janë bërë kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000. Gjykata e ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.



11 Comments

  1. Me pelqeu pjesa “Në emër të Popullit…..” – refren qe shqiptaret e njeohin mire!!!!!!

    Na myti llumi!

  2. Shume mire ja kane bere ketij moterqiri taleban qe ka vrare katoliket e kosoves dhe jo vetem.
    Ka vrare shqiptare se serb nuk ja mbante bytha. Do Zoti edhe tjeret shkojne me podh te ropve si ky.
    Kosovaret jane dhe do ngelen taleban llum.

    1. Po ti o klysh shkijrsh, cfare lloj llumi je? Se s’po ju marrim vesh juve skitëve…
      Njeh ndonje racë me te ndyre se ju?

    2. Shiko emrin që i ke vene vetes krriçi
      Së në vend të ç.ju shkruani dhe shqiptoni q
      Meqenëse je vetëquajtur krriç ca mund të themi me për ty?.

  3. Turp per ty serb qe shkruan shqip. Askush nuk gezohet kur denohen njerez. Nenen apo babane te ka vrare ty?!

  4. Për të gjykuar e ndëshkuar “krimet e luftës”, drejtësia më së pari duhet të përcaktojë se cila quhet luftë e padrejtë e cila quhet luftë e drejtë.
    Në gjithë historinë e njerëzimit, lufta të padrejta janë quajtur luftërat pushtuese, apo veprimet kriminale të një ushtrie pushtuese ndaj popullsisë civile.
    Ndërsa luftërat çlirimtare kundër pushtuesve të huaj, janë quajtur përgjithësisht të drejta.
    Ka edhe një ndarje tjetër të luftërave ku shkelja e ligjeve ndërkombëtare të luftës, ndëshkohet thuajse njëlloj në të dy palët.
    Luftëear ndërmejt dy a më shumë shteteve të pamvarura, me qeveri e ushtri të rregullt , janë bërë më së shumti për qëllime të zgjerimeve teritoriale të hustifikuara me idetë e nacional shovinizmit.
    Luftëra të tilla janë bërë edhe për motive fetare e ideollogjike politike.
    Ndonëse UÇK ka emrin e madh të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, nuk mund të interpretohet si luftë e një ushtrie të rregullt të një qeverie, por si një kryengritje popullore për realizimin e lirisë nga një pushtues shekullor.
    Edhe mund të kenë bërë komandantë rajonalë të njësiteve guerile të UÇK, gabime në veprimet luftarake duke mos i respektuar ligjet ndërkombëtare.
    Por në këtë rast, drejtësia duhet të mbështetet në nenet që përcaktojnë vetëmbrojtjen.
    Ndëshkohet edhe një polic që vret një bandit kriminel, në rast se ky nuk ka pasur armë me vete.
    Por nuk ndëshkohet asnjë polic që për vetëmbrojtje qëllon agresorin e armatosur që i ka drejtuar armën, apo tek i cili polici njeh një kriminel që ka bërë dhjetra vrasje kriminale.
    Në rastin e luftës së UÇK, nuk mund të dënohet një komandant i saj se në mungesë të gjykatave, duke pasur përpara qoftë edhe një “civil” serb i identifikuar se ka vepruar me forcat policore të Serbisë, për të zhdukur e terrrizuar ndonjë fshat të tërë me banorë shqiptarë, të vendosë vetë për ta ndëshkuar.
    Mos duhej që komandanti të priste të krijohej Gjykata e Hagës për ta bërë drejtësinë me një vrasës ?

    Unë nuk dij që ndonjë çetë e UÇK të ketë hyrë në teritorin e Serbisë e të ketë bërë atje veprime terroriste, siç pretendojnë politikanët serbë akoma edhe sot.
    Përkundrazi është qeveria e Millosheviçit që e hoqi me dhunë edhe ate gjoja autonomie “krahinore” që kishin dy milionë shqiptarët e Kosovës, e erdhi me tanke të ushtrisë e policisë për të realizuar jo vetëm pushtimin e plotë të teritorit, por edhe spastrimin e plotë etnik të 2 milionë shqiptarëve.
    Së fundi, nëse kjo Gjykatë mer parasysh akuzat e prokurorëve serbë të indoktrinuar nga nacional shovinizmi i qeverisë së tyre, mund të dëgjojmë ndonjë ditë që një prokuror i tillë filo ruso-serb, të kërkojë ndëshkimin e NATO-s për ndërhyrjen e saj në Kosovë e ndihmën që po i jep Ukrainës së sulmuar barbarisht nga Rusia.

    1. Shume mire e ke ti more vlla , por prolbemi eshte se ai ka vrare me se shumti Shqiptare .
      Nenat e atyre shqiptareve , a kerkojne drejtesi ?

    2. Mer shembull Ukrainën e cila jo vetem qe nuk i vret roberit e luftës por i trajton plotesisht konform ligjeve ne fuqi, nuk i keqtrajton, i jep ndihmë mjekësore, dhe 3 vakte bukë. Ndërsa ato qe kane bere krime nuk vriten por çohen para gjykatës, sigurisht qe ka dhe përjashtime, por përgjithësisht Ligjet e Luftës zbatohen. Dje pash nje intervistë ne nje TV Rus te nje ish robi luftë, i cili sapo ishte shkëmbyer dhe pranonte me gojën e tij qe Ukrainasit e kishin trajtuar konform te gjithe rregullave
      Komandantet nuk jane gjykatës. Nese kane vrare njerez te pa armatosur jane thjesht kriminel.

      1. O AS-i
        Ukraina ka mbi 30 vite që është shtet i pamvarur me qeveri, ushtri e gjykata, prandaj është e detyruar që të zbatojë ligjet e luftës.

        UÇK ndonëse quhej ushtri, de fakto ishte një kryengritje popullore çlirimtare, pa qeveri e pa gjykata.
        Unë të kam parë me sytë e mijë se ti si shqiptar ke shkuar në shtëpitn time sëbashku me serbët që kanë vrarë gjithë familjen time, e duhet ta mbaj dorën e të pres sa të mblidhet Gjykata e Hagës për të dënuar ty.
        Pas luftës , po.
        Çdo vrasje duhet ndëshkuar nga drejtësia e jo vetëgjyqësia

  5. Si flasin ktu ca nga parafolsit, a thua se ne ven te trurit kane nje kokerr gruri.
    Po mir mo njerëz, si thoni ju qe nese ke “luftuar” per Atdheun atëherë te falet çdo krim. Të i bej ca te duash, vrit ke te duash se te mbron lufta.
    Jo mor jo, nese ka bërë krime luftë dhe aq me keq te këtë vrare civile atëherë e meriton plotësishtë denimin, biles 25 vite jane pak.

    1. Si për ASin e madh edhe për a-në e vogël, që më duket i njejti person.
      Nuk pashë në këtë shkrim të thuhej gjëkundi se ky komandant i UÇK ka vrarë shqiptarë të pafajshëm e megjithate jam i bindur se ka pasur shumë edhe të tilla raste.
      Për të qenë më i dretëpërdrejtë, duhet pranuar se heroizmit e patriotizmit të luftës së UÇK , i la një njollë të errët përplasja politike mbrenda shqiptarëve, e thaçistëve kundër rugovistëve, në shëmbëlltyrën e Luftës Nacional Çlirimtare të Shqipërisë kundër nazistëve gjermanë, ku komunistët asgjësuan intelektualët më të shquar nacionalistë e patriotë, se konsideroheshin antikomunistë apo antiserbë apo më vonë anti rusë.
      Nuk e ceka këtë temë në komentin e mësipërm, për faktin se prokurorët serbë që kanë furnizuar Gjykatën “e Kosovës” në Hagë me “dëshmirat” e tyre të sajuara, janë ankuar për vrasjet e “civilëve serbë të pafajshëm” e jo për “shqiptarët e pafajshën” spiunë të tyre , bashkëpuntorë të UDB.
      Nëse komandant Mustafa, ka gisht në vrasjet me motive politike komuniste të shqiptarëve që mendonin ndryshe nga ai, nuk duhej të ishte Gjykata me përbërje të huaj në Hagë, por një gjykatë shqiptare që ta dënonte ate dhe të tjerë si ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *