• |
ide | kryesore

Ivana Knoll, tifozja bukuroshe kroate zbulon: “Shumë lojtarë të impenjuar në Botëror më shkruajnë mesazhe”

-Instant, Sport
ivana



Talenti i Modric nuk mjaftoi për të lejuar Kroacinë të arrinte në finalen e Kupës së Botës. Bardhekuqtë dolën nga turneu me Argjentinën me rezultatin e rëndë 3-0. Megjithatë, është një kroate që do ta kujtojë gjithmonë këtë Botëror: modelja Ivana Knoll. Numri i ndjekësve të saj është pesëfishuar. Në një intervistë për Daily Mail, influencuesja që tani mburret me 3 milionë ndjekës në Instagram (para Kupës së Botës kishte 600 mijë), tregoi disa histori pikante.

Mbetet shumë pak për të zbuluar nëse ky do të hyjë në histori si Botërori i Messi apo Mbappe, por me siguri mund të themi se ishte kompeticioni i Ivana Knoll. Ish-miss Kroacia ishte një yll i vërtetë në rrjetet sociale. Modelja kroate ka rrëfyer se ka marrë shumë propozime për takime nga lojtarët e përfshirë në turne. Kjo natyrisht, përveç kërkesave të pashmangshme eksplicite nga ndjekësit.

“Unë thjesht po argëtohem me të gjithë – shpjegoi Knolldoll (nickname i saj në IG) –. Mendoj se njerëzit më pëlqejnë sepse jam e bukur, nuk jam e interesuar të takoj askënd këtu. Synimi im është t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha. Tifozët që takoj kudo më adhurojnë. Por kur shkoj në ndeshje tani, miqtë e mi nuk ulen me mua dhe spostohen në vende të tjera për shkak të telekamerave”.

Modelja kroate u lejua të shfaqej gjysmë e zhveshur në stadium dhe në rrugët e Dohas, pavarësisht se qeveria i ndalonte gratë të ecin me supet të zhveshur. Megjithatë, autoritetet kanë mbyllur një sy duke pasur parasysh popullaritetin e madh që vajza ka arritur, edhe në sytë e popullit katariot, që nuk ka humbur rastin për ta fotografuar. “Por vetëm për të dënuar veshjen e saj,” specifikuan politikanët vendas. Po, patjetër…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *