• |
ide | kryesore

Kim pas seancës për kreun e SPAK: E shoh që ka shumë teori konspirative

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sqaruar arsyet se pse ka shkuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Në një prononcim për mediat, Kim tha se nuk ka asnjë mesazh të fshehur në praninë e saj në KLP. Sipas diplomates amerikane, është e rëndësishme për reformën në drejtësi, zgjedhja e kreut të ri të SPAK.

Ndër të tjera, Kim tha se nuk ka ardhur në KLP për t’i treguar prokurorëve se kë të votojnë për kreun e ri të SPAK.

“Ka shumë teori konspirative. Dua të shpjegoj përse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK. Erdha për të thënë që është një moment i rëndësishëm. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA-të kanë qenë të drejtpërdrejta me shtetin shqiptar. Ju e dini se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e fshehta.Është bërë shumë përparim, shumë njerëz meritojnë meritë për këtë duke filluar nga qeveria e vendit. Merita i shkon edhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre. Merita i shkon medias dhe qytetarëve që ndjekin procesin. Puna e SHBA në këtë proces është t’ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin më shumë se ne.” – u shpreh Kim.

Lexo më tej: A do dështojë Yuri Kim në kontrollin e SPAK 



11 Comments

  1. Kjo nuk e di qe flet ne publik !? dhe megjithe nivelin e publikut harriti qe te ulej nen te . Shyqyr sdo vine forcat amerikane sic parashikoi Z Ngjela .

  2. Kim ka ul breket e veta se te tjereve u rruan trapin. Eshte e pakonceptueshme qe nje ambasador i huaj nderhyn ne sistemin e drejtesise pa ju dridhur syri. Dhe ne nje Republike bananesh nuk ndodh kjo

    1. Kjo do te thote se je akome me keq se nje republike bananesh.

      Je nje republike karash si puna jote.

      Je nje dhi e zgjebosur, me bishtin perpjete.

      Nje idjot i paafte, fodull e mosmirenjohes.

      Troc muhabetit, je nje qenie e neveritshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *