• |
ide | kryesore

Kush është 32-vjeçari që iu sekestruan 5 milionë euro pasuri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 5 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u zhvillua operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 5 milionë euro, konkretisht:

•1 ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi E. O., në shtetin anglez.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *