• |
ide | kryesore

Në çështjen e zhurmshme mes Wanda e Mauro ndërhyn brutalisht Guido, vëllai i Icardi: “Një qenie e pështirë”

-Instant, Sport
Guido



Duket se ka përfunduar vërtetë, këtë herë në mënyrë përfundimtare, ribashkimi i trazuar mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi. Një histori që e është në qendër të vëmendjes prej muajsh tashmë, mes sherreve, tradhtive, chat-eve të vjedhura, afrimeve dhe ndarjeve që e kanë bërë shumë më tepër se një telenovelë. Tani që rrugët e tyre duken të ndara përfundimisht, në çështjen e zhurmshme ka ndërhyrë brutalisht vëllai i Icardi. Guido me një sërë historish në Instagram ka shënjestruar atë që me sa duket tani është ish-kunata e tij.

Në lidhje me këtë cështje të pafundme dashurie kanë folur pak të gjithë. Por në apel mungonte Guido Icardi, vëllai i Mauro, i cili ka dashur të shprehte mendimet e tij. Përshtypjet e tij erdhën pas fotove që u shfaqën në Argjentinë. Wanda e reperi L-Gante dukeshin në dalje të një klubi ku ata kishin shkuar së bashku për të parë gjysmëfinalen e Argjentinës kundër Kroacisë. Pas shpërndarjes së imazheve, vëllai i Mauro vendosi të shfryjë në mënyrë mjaft të rëndë.

WANDA NË SHËNJESTRËN E GUIDO ICARDI

“Një qenie e gjallë e pështirë”, shkruan Guido në një nga historitë në Insta duke iu referuar Wanda Nara. Më pas ai shpjegon në një postim tjetër: “Para se të gjithë të më hidhen në qafë, nuk e kisha fjalën për fizikun e saj. Në fakt, mendoj se kjo është fotografia ku duket më mirë. Të thonë çfarë të duan. Është një shpifësirë. Hipokrizi… Të shohim nëse më denoncon edhe mua se kam thënë atë që mendoj. Ah, nuk më merr dot asnjë euro”, e mbyll vëllai i Mauro. Ai në realitet e kishte fshirë një prej historive, por shumë vonë për t’i shpëtuar syrit vigjilent të rrjetit.

E të mendosh se më pak se një muaj më parë Wanda dhe Mauro ishin në Maldive, duke shijuar një lloj muaji të dytë mjalti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *