• |
ide | kryesore

Sulmet ruse shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Ditën e sotme janë raportuar shpërthime në lagjen jugperëndimore të Holosiivkyi,  si dhe në lagjet lindore të Dniprovskyi dhe Desnyanskyi, sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, shkruan The Guardian.

Deri më tani janë raportuar sulme edhe në qytetin jugor të Kryvih Rih, ku është goditur një ndërtesë banimi. Nënkryetari i administratës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshehnko, tha se mund të ketë viktima nën rrënoja dhe shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje.

Gjithashtu, në rajonet lindore dhe qendrore të Ukrainës, Kharkiv dhe Poltava, autoritetet kanë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike. Guvernatori i Kharkiv, Oleh Syniehubov, konfirmoi se infrastruktura energjetike ishte goditur dhe transmetimet publike të Ukrainës Suspilne thanë se kishte ndërprerje të energjisë në rajon.

Rajoni fqinj Polatava është gjithashtu pa energji elektrike, sipas kryetarit të qytetit të Poltava, Oleksandr Fedoryuk.

Të mërkurën, Rusia lëshoi ​​13 dronë nga Irani në rajonin e Kievit, sipas forcave ajrore të Ukrainës. Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thanë se i rrëzuan të 13-të dronët. Nuk u raportuan viktima, megjithëse disa ndërtesa u dëmtuan nga mbetjet e dronëve të rrëzuar.

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se Ukraina po e fitonte luftën ajrore, falë forcave të saj të mbrojtjes ajrore që kanë përmirësuar aftësitë dhe pajisjet e tyre gjatë nëntë muajve të fundit.

Ai tha se efikasiteti i forcave të mbrojtjes ajrore të Ukrainës ishte rritur nga 50% në 80% që nga fillimi i luftës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *