• |
ide | kryesore

Tensionet në veri të Kosovës, qytetarët protestojnë para ambasadës serbe në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit


Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës serbe në Tiranë. Ata kanë protestuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Ata dënuan thirrjet raciste të serbëve të bëra ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Me pankarta ku shkruhej “Jemi një” aktivistët thanë se shqiptarët kanë qenë dhe do jenë në trojet e tyre.

“Mos heshtni, bashkohuni në emër të paqes dhe dinjitetit për t’i treguar jo vetëm Serbisë dhe çdo komuniteti, që shqiptarët kanë qenë, janë dhe do jenë në trojet e tyre për aq kohë sa do ketë shqiptarë”, thanë aktivistët.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *