• |
ide | kryesore

Video/ Kastrioti thyen Vllazninë, Zogaj i jep debutimin e lumtur Memës: “Nuk ishte fitorja e Ardit”

-Instant, Sport, Video
Zogaj



Fitore e ngushtë, por shumë e rëndësishmë për renditjen dhe moralin. Kastrioti mposhti në stadiumin e Kamzës 1-0 Vllazninë, në sfidën e vlefshme të javës së 14. Vendosi një gol i Zogaj, që i dha suksesin në debutim teknikut Ardian Mema. Ish-trajneri i Tiranës mori vendin e lënë bosh nga Emiljano Çela.

Të ndërgjegjshëm se kundër kuqebluve do të ishte e vështirë, krutanët e nisën takimin me ritëm të lartë. Shanset më të mira ishin për Kastriotin, që provoi shumë herë të gjente golin. Episodi vendimtar ishte kartoni i kuq për Krujën. Shkodranët mbetën në inferioritet numerik, pasi Kruja bëri një ndërhyrje të gabuar, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë. Tekniku, Mirel Josa, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas ndeshjes: “Jam i zhgënjyer me rezultatin, mënyrën si humbën – tha ai -. Pjesën e parë morëm karton të kuq edhe ishim përsëri superiore. U munduam edhe me 10 lojtarë të shpërngulemi në fushën e kundërshtarit. Humbëm raste shumë të pastra. Jam i kënaqur me përpjekjet si në fillim por edhe se vinim nga humbja. Kështu është futbolli”.

Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, në prekjen e parë të topit nga Zogaj. Sulmuesi anësor ndëshkoi kuqeblutë, duke ia bërë të suksesshëm debutimin teknikut Mema. Ish-tekniku bardheblu megjithatë nuk ka dashur të marrë kreditet e këtij triumfi, për faktin se ka patur pak ditë në krye të skuadrës: “Të them të drejtën, nuk kam punuar gjatë me ekipin – shpjegoi Mema -. Kjo është fitore e ekipit dhe jo e Ardit. Por duhet theksuar se na vuri në shumë momente në vështirësi Vllaznia. Kjo edhe si pasojë e dëmtimeve në ekip, se e kam gjetur me 3-4 lojtarë mangut”.

Kështu Ardian Mema e nis me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e tij me Kastriotin. Ndërsa Vllaznia e Josës zhytet më tepër në krizë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *