• |
ide | kryesore

Vodhi këpucë dhe xhupa firmato, arrestohet 47-vjeçarja shqiptare në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit
hajdutja në Itali, vodhi



Një 47-vjeçare shqiptare është arrestuar në Itali pasi tentoi të vjedhe në një dyqan. Ajo u kap në flagrancë duke marrë gjërat. Më pas ajo tentoi të arratisej duke sulmuar punonjësen e dyqanit dhe duke e rrëzuar në tokë. Policia në stacionin Ponte San Giovanni e arrestoi 47-vjeçaren, e cila ishte e papunë.

Gruaja ishte futur brenda në dyqan me një pllakë magnetike që përdoret për të hequr pajisjen kundër vjedhjeve në dyqane. Ajo arriti të merrte katër palë këpucë dhe xhupa të markave të njohura duke besuar se do të kapërcente barrierat në dyqanit pa u vënë re. Sjellja e saj është vënë re nga një oficer sigurie dhe drejtuesja e supermarketit. Ata e kanë ndjekur deri në dalje dhe këtu gruaja duke parë se nuk kishte zgjidhje tjetër për t’u arratisur ka sulmuar njërin prej të dyve, duke e rrëzuar përtokë. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 47-vjeçaren.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *