• |
ide | kryesore

Vrαu babanë dhe vëllanë e ish-gruas, arrestohet 49-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
VRAU-BABE dhe BIR-ARRESTOHET


Besnik Pjetri, autori i vrasjes së babait dhe vëllait të ish-bashkëshortes, është vënë në pranga nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit në fshatin Grykë-Zezë. Viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç e Gent Perjaku 32-vjeç. Dyshohet se Pjetri vrau babanë e vëllanë e ish-gruas pasi nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. Autori është kapur nga forcat RENEA në fshatin Kaqinar të Mirditës.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të punës intensive gjurmuese-policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për kapjen e vënien në pranga të autorit të shumëkërkuar të vrasjes së dyfishtë, me armë zjarri, të ndodhur më 29.08.2022, në Grykë-Zezë, Lezhë, ku u vranë shtetasit P. P., 56 vjeç e G. P., 32 vjeç (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së autorit), mbështetur nga inteligjenca informative, si dhe falë ndërhyrjes profesionale nga shërbimet e RENEA-s, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fundi i arratisë”, të zhvilluar në një terren me kushte tejet të vështira gjeografike dhe atmosferike.

Si rezultat i këtij operacioni, falë kërkimeve të pandërprera dhe ndjekjes intensive, duke përdorur forma dhe teknika speciale hetimi, u bë i mundur lokalizimi në një banesë të braktisur, në fshatin Kaçinar, Mirditë, si dhe kapja e vënia në pranga e shtetasit:

– B. P. (P.), 49 vjeç, banues në Troshan, Lezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 49-vjeçarit, në mungesë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga veprimet hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, rezulton se 49-vjeçari, më datë 29.08.2022, për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri shtetasit P. P. dhe G. P. (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së tij)”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *