• |
ide | kryesore

Zgjedhjet për kreun e ri, Berisha: SPAK mbron dosjet e vrasësve, ndërsa Kim veten

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë me gazetarët ku komentoi zhvillimet e fundit në vendin tonë. Berisha cilësoi të turpshme deklaratat e kryeministrit, Edi Rama dhe amsadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, që janë duke u zhvilluar.

Më tej ai tha se Yuri Kim po mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Sipas Berishës, Yuri Kim mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Sipas tij ambasadorja Yuri Kim mban peng me dosje kreun e qeverisë.

Ndërkohë tha se SPAK është një institucion i korruptuar dhe se mbron dosjet e vrasësve.

“Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Unë ju ftoj të lexoni, nuk gjeni sot në planet një vend të dytë, dhe unë kam bërë kërkime, nuk gjendet një vend të dytë ku një ambasadore të sillet siç sillet guvernatorja në Tiranë. Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë.
Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.
Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama.
Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Nuk kam lexuar kurrë që në mënyrë kaq të paskrupullt, kaq jodinjitoze, kaq fyese për një popull dhe vend sovran, të sillet një përfaqësuese e vendit që konsiderohet partneri strategjik më i rëndësishëm”, tha Berisha.



8 Comments

  1. Mos u shqetesoni me tej, se sot u ndane detyrat ne Kryeministri. Tani e tutje Rama do merret me Drejtesine dhe Ambasadorja Kim me Niko Peleshin kane ushtrine, si dhe stervitjen ushtarake Defender’23.

    Pas takimit znj. Kim falenderoi KM dhe Peleshin per “takimin e frutshem”.

  2. No al imperialismo del Gringos!

    Viva la revolution de septiembre!

    Viva el Companero Che Gue Sala!

  3. Foltorja mqs. ka edhe problemin me emrin dhe vulen, le te quhet PB, Partia e Budallenjve.

    😅😅😅

  4. Meqe shqyhesh, ndjese shqurresh, si bure i mire do ti beje ketij vendi minimumi sherbimin me te mire duke deklaruar emrat e vrasesve. E them keshtu pasi ky eshte mesuar tja ngopi kujtdo dhe cilitdo. Nese nuk deklaron emrat e vrasesve qe mbrohen nga S-ë-PAKU, atehere ky njeri duhet kallzuar ose per fshehje krimi dhe pengim i drejtesise ose per shpifje publike dhe pastaj e kupton qe nuk mund te flase si ti ngrefet duke akuzuar gjithe dynjane sikur ky eshte me i ndershmi

  5. kur u stigmatizua me “Non Grata” Sali Berisha më ngjan si ai fëmija i ulur në një kalë që lëkundet. Mbi këtë kalë lëkundës i është bashkuar edhe Ilir Metaj. Të dy njëri pas tjetrit, si dy bizele në një bishtajë. Një kalë lëkundës që vazhdon të lëvizë e të zbavit me idenë se po ecën, por që këmbët i qëndrojnën në vend.

  6. Pas 32 vitesh Non Grata, Berishovic se bashku me Ramavicin dhe Metavicin po ndjehen si ne cark dhe kjo fale SHBA dhe BE dhe te pamposhtures Juri Kim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *