• |
ide | kryesore

Atentati mafioz në Tiranë, biznesmeni erdhi për të vizituar nënën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulojen detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, dje në zonën e Selitës, në Tiranë. Burime të besuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit.

Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit.

Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock. Prej andej largohet sërisht i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës.

Edmond Papa kishte ardhur mesditën e të premtes bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë.



3 Comments

  1. Autori iku pa lajmeruar e po shijon kafen duke pare lajmet. Policia gjen te ndjerin te vdekur 30min me vonese pasi u lajmeruan nga gazetaret qe ishin ne vend ngjarje perpara se te ndodhte krimi. Policia shpall ne kerkim autorin dhe jep para ne kembim te informacionit. Informuesi nuk jep informacion pasi mendon se nuk eshte budalla.

    Vazhdojme kroniken dhe budallikun e radhes nga te dyja krahet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *