• |
ide | kryesore

I shkarkuari Roberto Martinez zbulon problemin e Belgjikës: “Frikë dhe ankth në dhomat e zhveshjes”

-Instant, Sport
Roberto Martinez



Mes dështimeve të Kupës së Botës 2022, sigurisht që është Belgjika. Djajtë e Kuq, megjithë një skuadër yjore, nuk arriti të kalonte fazën e grupeve. Trajneri Roberto Martinez pas zhgënjimit të madh vendosi të largohet nga pankina e Djajve të Kuq. Tashmë kombëtarja është në kërkim të një trajneri të ri. Spanjolli është rikthyer për të folur për eksperiencën në Katar në mikrofonat e ‘El Larguero’ në Cadena SER. Trajneri mohoi zërat për tensione të mundshme në dhomën e zhveshjes e shpjegoi se çfarë nuk funksionoi dhe foli për të ardhmen.

Nuk ka patur përçarje në dhomat e zhveshjes, por Roberto Martinez flet për ankthin dhe frikën: “Është krejtësisht false. Është e vërtetë që kur një ekip nuk fiton, dhoma e zhveshjes nuk mund të jetë një oaz. Por po flasim për lojtarë që kanë ndarë të njëjtat eksperienca që në moshën 14-vjeçare. Është një grup shumë i fortë me cilësi të mëdha njerëzore. Kisha ndjesinë se ndjente shumë përgjegjësi. Ne nuk e shijuam turneun, ishim të dërrmuar nga ankthi, frika dhe disa rrethana. Edhe pse e dinim që Botërori do të ishte kështu”.

Belgjika e dinte tashmë se nuk do të ishte e lehtë edhe për shkak të vështirësive të disa lojtarëve: “Në ekipin tonë, ka lojtarë që nuk mund të zëvendësohen. Hazard dhe Lukaku janë mes tyre. Përkushtimi i tyre ishte i pabesueshëm. Edhe pse nuk ishte në gjendje, Lukaku na dha 45 minuta thellësi të madhe kundër Kroacisë. Ai krijoi pesë raste të pastra për të shënuar. Po të kishte hyrë vetëm një top, Botërori ynë do të kishte nisur në atë moment. Sa i përket Hazard, zgjedhja e tij nuk më befason. Në dy vitet e fundit veçanërisht të vështira, ai ka pasur shumë kohë për të menduar për të ardhmen”.

NJË PROJEKT PËR TË ARDHMEN

Në fund, ish-trajneri ndalet tek e ardhmja e tij. Martinez kërkon një projekt për ta ndërtuar: “Klub apo ekip kombëtar, nuk ka rëndësi. Ne ndjekim gjithmonë të njëjtin synim, të fitojmë, ndonëse në një mënyrë tjetër. Më shumë se për një klub apo ekip kombëtar, preferoj të flas për një project. Më magjeps ideja për të ndërtuar diçka. E di që në Federatën Spanjolle të Futbollit dikush kishte përmendur edhe emrin tim, por mendoj se nuk është ende koha e duhur”.



1 Comment

  1. boll genjeve o bythqir
    ndeshjet shiten e trukohen

    nese topi asht i rrumbullaket nuk ke pse shkarkohesh
    se edhe tjetri me top te rrumbullaket do te luaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *