• |
ide | kryesore

Identifikohet autori 32-vjeçar i zjarrëvënies në komisariatin e Elbasanit

-Instant, Lajme, Të fundit


I riu, Aurel Latifi u ka vënë flakën ambienteve të jashtme të komisariatit të Elbasanit. 32-vjeçari i ka vënë zjarr dritares së ankesave të qytetarëve, që shërben dhe si zyrë informacioni. Latifi është shoqëruar në komisariat.

Sipas policisë, i riu pa asnjë shkak ka spërkatur me benzinë pjesën jashtë të sportelit duke rrezikuar edhe punonjësin e shërbimit. Autori pas shoqërimit në polici është dërguar për ndihmë mjeksore pasi kishte plagë të lehta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *