• |
ide | kryesore

Mourinho i thotë ‘jo’ Portugalisë: e ardhmja në verë, por vetëm me dëmshpërblim

-Instant, Sport
Mourinho



Roma mund të jetë e qetë, José Mourinho nuk ka ndërmend për momentin që të pranojë pankinën e Portugalisë. Në fakt, nuk është ekzaktësisht një derë e mbyllur, por një sinjal i qartë se nëse marrëveshja bëhet, do të jetë vetëm në fund të sezonit. Pa harruar se duhet të ketë edhe një dëmshpërblim në favor të Romës. Kontrata e Special One me verdhekuqtë zgjat deri në vitin 2024 dhe Roma nuk ka ndërmend t’i lejojë atij dypunësimin.

Federata e futbollit luzitan, pas shkarkimit të Santos, kishte zgjedhur pikërisht këtë mënyrë, për të bindur Mourinho të marrë drejtimin e kombëtares. Mourinho, te Roma, përfiton rreth 8 milionë euro neto. Sidoqoftë, Friedkins nuk do ta linte trajnerin e tij të largohej pa marrë një dëmshpërblim nga Portugalia. Çështja është se Portugalia është në kërkim të një emri të madh për pankinën. Jo vetëm për të zëvendësuar një trajner që ka fituar Europianin e Nations League, por edhe për të bërë më pak të ndjeshme largimin e afërt të një lojtari ikonë si Cristiano Ronaldo. Në këtë pikë, karizma e Mourinho mund të jetë e duhura.

Lexo më tej: Mourinho mbërrin në Portugali: është objektivi kryesor i luzitanëve për të zëvendësuar Fernando Santos

Sidoqoftë, në të kaluarën e afërt, Mourinho e kishte lënë të kuptohet idenë e tij. Special One e shprehu se nuk ishte i interesuar për rolin e trajnerit të kombëtares menjëherë. E megjithatë, tekniku portugez nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të ardhmen. Një e ardhme që mund të vendoset në qershor, me qetësi. Por gjithmonë nëse federata portugeze është e vendosur të përballet me një investim të rëndësishëm gjatë katër viteve.

Lexo më tej: Federata portugeze zgjedh një trajner Special: Mourinho kandidati numër 1 për të zëvendësuar Santos



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *