• |
ide | kryesore

Regragui nuk ngushëllohet me medaljen e bronxtë: “Finalja për vendin e 3-të ose 4-rt është e bezdisshme”

-Instant, Sport
Regragui



Walid Regragui besonte në ndërmarrjen e madhe. Tekniku besonte te Maroku kampion bote. Trajneri afrikanoverior ka folur në një konferencë për shtyp, në prag të finales për vendin 3-4 kundër Kroacisë: “Të jem i sinqertë, do të jetë një bezdi për mua. Është e komplikuar të luash 2 ditë pas një zhgënjimi të madh. I treti apo i katërti… në vijën e finishit të kujtohet vetëm kush fiton, madje as vendi i dytë. Mbahen mend vetëm fituesit dhe ne humbëm. Sigurisht, të përfundosh në vendin e tretë për sa i përket imazhit do të ishte shumë mirë. Por është e vështirë ta bësh të bukur këtë finale të vogël”.

Lexo më tej: Maroku, letër FIFA-s kundër arbitrit Cesar Ramos: “Na mohoi dy penallti”

Regragui dhe Maroku i tij ndoqën një ëndërr në Katar. Ata bënë atë, që asnjë skuadër afrikane nuk e kishte arritur më parë. Për herë të parë u prezantuan në një gjysëmfinale të Kupës së Botës. Luanët e Atlasit kaluan rekordin e 5 ndeshjeve pathyeshmëri në Kupën e Botës, që mbahej nga Kameruni mes viteve 1982 dhe 1990. Tani rekordi afrikan i përket Marokut me 6 ndeshje, ndërsa duan një vend të tretë simbolik në Kupën e Botës Katar 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *