• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Maliq, pësojnë djegie trupore tre persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona kanë pësuar djegie trupore pas shpërthimit të një bombule gazi brenda banesës së tyre në Maliq të Korçës. Për pasojë është plagosur kryefamiljari i shtëpisë, 59 vjeçari R.K, djali i tij T.K, 34 vjeç dhe familjari i tyre, A.M, 40 vjeç.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në banesën e 59-vjeçarit me iniciale R. K.

Sipas policisë bombola ka plasur nga pakujdesia. Të lënduarit do të transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *