• |
ide | kryesore

Shpërthimi i akuariumit në Gjermani, nisen nga SHBA ekspertët për hetimin e ngjarjes

-Instant, Lajme, Planet


Një ekip specialistësh nga Shtetet e Bashkuara pritet të udhëtojë drejt Berlinit për të hetuar incidentin e  akuariumit që shpërtheu në një hotel duke plagosur dy persona. Në veçanti, kompania amerikane Reynolds Polymer Technology, e cila mori pjesë në ndërtimin e akuariumit të madh që “shpërtheu” në Berlin, do të dërgojë një ekip në kryeqytetin gjerman për të hetuar incidentin.

AquaDome, i vendosur në një hotel në qendër të Berlinit, papritur “shpërtheu” herët në mëngjesin e së premtes. Dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Uji nga akuariumi është derdhur në tokë duke thyer xhamat e hotelit dhe xhamat e dyqaneve. Në akuarium strehoheshin 1500 peshq nga rreth 100 lloje, duke përfshirë edhe të rrallë. AquaDom është një nga atraksionet e famshme të Berlinit. Lartësia e tij ishte 16 metra dhe diametri i tij ishte 11.5 metra. Ai përmbante 1 milion litra ujë dhe pesha e tij totale ishte 2 mijë ton. Siç u njoftua, asnjë nga 1500 peshqit nuk mbijetoi.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *