Menjëherë sapo përfundoi votimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e keut të ri të SPAK, Edi Rama u mundua të lajë duart duke pretenduar se ai as nuk ka mbështetur as nuk ka pasur favoritin e tij për këtë garë. Duke harruar thirrjet se në këtë konkurim nuk vendos ambasada amerikane, madje edhe manovrat për të mos dëgjuar një ambasadore në largim e sipër ai publikoi një status të thatë në Twitter. “Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era”!
Ndonëse shumë burime brenda KLP e kanë pohuar për Lapsi.al se në ketë betejë kundër diplomatëve amerikanë ishin përfshirë edhe Lali edhe Bela edhe Tao, të cilëve i printe vetë shefi i qeverise ky i fundit nxitoi të pretendojë se u provua që rilindja nuk kërkonte ta kapte kreun e Prokurorisë së Posaçme.
Lexo me tej:
“Dorën që nuk e kafshon dot, puthe” Rama uron Dumanin për drejtimin e SPAK
Por, përpos veprimeve dhe lobingut të njerëzve më të afërt të Ramës që u denoncuan direkt nga Yuri Kim për manipulim të procesit, hipotezën se rilindja është ngërthyer në një beteje për jetë a vdekje për SPAK-un e nxjerr në pah edhe vetë leximi i votës. Dihet se KLP ka 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve i zgjedh vetë trupa e prokurorëve ndërsa 5 të tjerë kalojnë nëpër filtrat e kuvendit, të propozuar gjoja nga avokatia, shoqëria civile dhe profesorati (lexo këtu nenin 149 për KLP).
Andi Bushati:Dumani, një fitore si e Pirros
Po të dekriptohet kjo votë kuptohet qartë se te vetmet vota për kandidatin e Ramës, Edvin Kondili, i dhanë ata anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që kanë pasur punë me parlamentin. I pari prej tyre është kreu i këtij institucioni, Alfred Balla (djathtas ne foton e madhe lart), i cili e tregoi edhe gjatë numërimit të votave shtangjen dhe hutimin e tij kur pa duart e ngritura pro kandidatit që nuk e donte në asnjë mënyrë rilindja. Po në këtë linjë votoi edhe zëvendësi i tij, Tartar Bazaj (foto e vogël në mes poshtë). Ndërsa dy votat e tjera u dhanë nga Mirela Bogdani dhe Nurihan Setiti. Këta të katërt ishin ata që nuk u tutën as nga prezenca e ambasadores amerikane në sallë, para votimit (foto poshte), as nga takimet paraprake kokë më kokë me të, për të shmangur manipulimet, dhe joshjet.
Rama: “Kreun e SPAK nuk e zgjedh qeveria, aq më pak ambasada e Yuri Kim”
Pra kjo shenjë, se pothuajse të gjithë ata, në emërimin e të cilëve rilindja ka ndikuar, iu bindën urdhërit të saj, e përgënjeshtron indiferencën e Ramës ndaj procesit. Tre të deleguarit e tij kryesorë për ta kapur SPAK, gati ia arritën qëllimit vetèm për një votë, ndonëse ata dështuan të merrinin qoftë edhe një ngritje dore nga trupa e prokurorëve, askush prej të cilëve nuk pranuan të votonin kandidatin e preferuar të qeverisë.
©Lapsi.al
Për Altin Dumanin votuan:
- Bujar Sheshi
- Zeqir Hoda
- Ledina Riza
- Eloida Goxhi
- Arta Mandro
Për Edvin Kondilin votuan:
- Alfred Balla
- Tartar Bazaj
- Nurihan Seiti
- Mirela Bogdani
Për Adnan Xholin votoi:
Sokol Stojani