• |
ide | kryesore

Me pasaportë të falsifikuar/ Kapet 46-vjeçari që tentoi të korruptonte policët

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar u arrestua ditën e sotme në aeroportin e Rinasit. Kjo pasi ai synonte të korruptonte punonjësit e policisë kufitare pasi tentoi të kalonte kufirin me një mjet identifikimi të falsifikuar. Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi Fatos Zaharia, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumenti që kishte paraqitur ky shtetas ishte me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacioneve që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për korrupsion, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumente false. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi:

– F. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas i ka paraqitur fillimisht punonjësve të Policisë, një dokument identifikimi të falsifikuar. Më pas iu ka ofruar atyre 100 euro, që ta lejonin të kalonte kufirin, në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumenti që kishte paraqitur ky shtetas ishte me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenti i falsifikuar dhe 2 kartëmonedha të prerjes 50 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *