• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh me covid/ Ministria zbulon shifrat e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ministria



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. MSH njofton se nga 290 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk shënohet asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Ministria thotë se të infektuarit janë 7 në Tiranë, 4 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Himarë. Janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,753 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 290

Testime totale 2,015,357
Raste pozitive 332,553
Raste të shëruara 328,753
Raste Aktive 206
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 151
Fier 18
Vlorë 8
Durrës. 5
Lezhë. 5

Gjirokastër 7
Berat. 5
Elbasan. 3
Shkodër 3
Korçë. 1

/lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *