• |
ide | kryesore

Elon Musk rikthen në Twitter llogaritë e pezulluara të gazetarëve

F1, Stil



Elon Musk ka deklaruar se do të rivendos llogaritë e disa gazetarëve të pezulluar nga platforma. Ai i kishte akuzuar ata se kishin ndarë informacione private për vendndodhjen e tij.

“Populli ka folur. Llogarive që kanë zbuluar vendndodhjen time do t’u hiqet pezullimi tani”, shkroi Musk në Twitter. Llogaritë e pezulluara përfshinin ato të gazetarëve të The New York Times, Washington Post, CNN dhe botime të tjera.

Seria e pezullimeve filloi pasi Twitter ndaloi llogarinë “ElonJet”, një llogari e drejtuar nga Jack Sweeney, që gjurmonte avionët privatë të shefit të Tesla dhe SpaceX duke përdorur të dhëna të disponueshme publikisht. “Çdo llogari që shpërndan informacionin e vendndodhjes në kohë reale të kujtdo do të pezullohet. Kjo është një shkelje e sigurisë fizike. Këtu përfshihet edhe postimi i faqeve me informacione të vendndodhjes në kohë reale, “tha ai.

Disa grupe në mbarë botën shprehën shqetësime për pezullimet. Vera Jourova, nënkryetare për vlerat dhe transparencën në Bashkimin Evropian (BE) tha se lajmet për pezullimin e gazetarëve në Twitter ishin “shqetësuese”.

“Rregullat ekzistuese të mediave të BE-së dhe rregulloret e reja dixhitale që hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm kërkojnë “respektim të lirisë së medias dhe të drejtave themelore”. Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Dhe sanksione, së shpejti”, u shpreh zonja Jourova. Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjithashtu  shtoi se “liria e shtypit nuk duhet të ndizet dhe fiket sipas dëshirës”. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *