• |
ide | kryesore

Genc Tafili kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë refuzon rekursin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Genc Tafilit i dënuar për vràsjen e kryekomisarit Arben Zylyftari dhe që u ekstradua pak kohë më parë nga Gjermania i është refuzuar rekursi në Gjykatën e Lartë.

Mësohet se Tafili kërkoi të rrëzonte vendimin e Apelit që e riktheu atë në qeli. Tafili është dënuar më 25 vite burg, por në nëntor të vitit 2017-të, kur i kishin mbetur edhe 3 vite dënim ai fitoi lirinë me kusht nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Tafili duhet të mbante kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Krujë, por pas kësaj ai u largua nga Shqipëria.

Në atë kohë vendimi u apelua nga prokuroria e Krujës dhe Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi rikthimin në qeli për të vuajtur dënimin e mbetur. Genc Tafili u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Gjermani teksa po tentonte të udhëtonte drejt Turqisë.

Çfarë ka thënë Genc Tafili për vrasjen e Arben Zylyftarit

Ai ka kërkuar të rinisin hetimet nga e para në lidhje me ngjarjen e 2 gushtit të vitit 2000 dhe të zbardhet e vërteta për vrasjen e Arben Zylyftarit. “Shteti asnjëherë nuk u mundua të zbardhte ngjarjen që na shkatërroi. Si u vra Zylyftari? Pse u soll ai në operacionin për kapjen e babait tim kur ky lëvizte çdo ditë nëpër qytet, në peshkim ku kishte biznesin dhe mund të kapej kurdo?

Arben Zylyftari u vra më 2 gusht të vitit 2000, kur Policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, babait të Genc Tafilit që ishte një ndër personat më të kërkuar në atë kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *