• |
ide | kryesore

Gjesti i portierit të Argjentinës zemëron tifozët

-Instant, Arkiva, Pikante
gjesti



Kampion i botës dhe protagonist i një kampionati të paharrueshëm botëror. Emiliano “Dibu” Martinez ka bërë xhiron e botës pasi Argjentina e tij fitoi me penallti ndaj Francës. Por ai është vënë në shënjestër për shkak të një gjesti gjatë ndarjes së trofeve. 

Portieri i “Seleccion” ishte vendimtar edhe në aktin e fundit të turneut. Me një pritje të jashtëzakonshme ndaj Kolo Muanit në fund të shtesës së dytë dhe më pas duke pritur penalltinë e Coman nga 11 metrat.

I shpërblyer me “Doreza e Artë” e FIFA-s si portieri më i mirë i Kupës së Botës, Martinez, sapo mori çmimin (një dorezë argjendi), e afroi atë pranë organeve gjenitale përpara fotografëve dhe kamerave.

Gjesti nuk kaloi pa u vënë re. Humori i tij është konsideruar si mungesë respekti. Portieri argjentinas u bë i njohur në këtë Botëror edhe për fjalët e gjestet provokuese ndaj kundërshtarëve që godisnin penalltitë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Video/ Argjentina kampione e botës: penalltitë i japin Messi trofeun e ëndërruar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *