• |
ide | kryesore

‘Gracias Pulga Messi!’: shpërthen festa në Argjentinë

-Instant, Sport
Pulga



Mbaroi! ‘Ganamos!’ ‘Gracias Pulga Messi!’. Nga ujëvarat spektakolare të Iguazu në kufirin me Brazilin. Nga baza shkencore Marambio në Antarktidë, duke kaluar pranë obeliskut ikonik në Avenida 9 de Julio në Buenos Aires. Kudo në Argjentinë shpërtheu një ‘festë’ e papërmbajtshme, për fitoren historike të ‘Selección’ në Kupën e Botës në Katar.

Ishte vërtetë e shfrenuar festa që, në bilbilin e fundit, u derdh menjëherë në rrugët e të gjithë vendit nën thirrjet e ‘Vamos Argentina’, ‘Gracias Pulga Messi’ dhe ‘Dale campeon!’. Emocione që u rritën edhe më shumë, pas barazimit të përkohshëm nga Franca që kishte vënë në dyshim fitoren përfundimtare.

Lexo më tej: Video/ Argjentina i merr të gjitha: lojtari, portieri e talenti më i mirë. Mbappe është Këpuca e Artë

Një gëzim që shpërblen një komb të tërë. Ashtu si kapitenin e tyre Leo Messi, që do të largohet nga ‘Selección’ pas Katarit e që i mungonte vetëm ky titull. Pleshti e ndjente se i detyrohej historisë. Jo vetëm me historinë e Kupës së Botës – me finalen e humbur në Maracana në 2014 me një gol në kohën shtesë – por edhe me historinë e tij. I duhej një Kupë Bote për tu ulur në një fron me Maradonën.

Pulga



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *