• |
ide | kryesore

Hetimet/ Autori e ndiqte Edmond Papën prej ditësh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
autori



Kryeqyteti u trondit sërish dy ditë më parë nga ekzekutimi i Edmond Papës. Autori e qëlloi brenda një lokali te “Komuna e Parisit.” 49-vjeçari u dërgua me urgjencë te “Trauma”, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Abc raporton nga burime të saj se viktima dyshohet të jetë ndjekur nga autori prej disa ditësh, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Sarandë ku jetonte. Dyshimet e policisë janë se atentatori mund të jetë vënë në dijeni për udhëtimin e Papës në Tiranë nga ndonjë i afërm i viktimës.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja, jo vetëm të datës 16, por edhe të ditëve më parë për faktin se dyshohet që autori ose autorët mund të kenë vëzhguar më herët zonën pranë banesës së vëllait të Edmond Papës. Deri në këtë fazë të hetimit policia përjashton mundësinë e autorit me pagesë. Ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor në hyrjen e një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë banesës së vëllait të tij.

Sipas të njëjtave burime, 49-vjeçari me origjinë nga Fieri kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal në Angli, për trafik droge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *