• |
ide | kryesore

Video/ Angel Di Maria shënon golin e dytë të finales: lotët e argjentinasit lagin fushën e Lusail

-Instant, F1, Sport, Video
Angel


Argjentina shënon golin e dytë në një finale gjithnjë e më shumë me ngjyra latine. Franca është e pafuqishme të reagojë dhe Angel Di Maria shënon edhe golin e dytë në minutën e 36 të takimit. Një asist i McAllister i ka dhënë mundësinë lojtarit të Juventus, të thyejë për herë të dytë Lloris.

Lexo më tej: Video/ Dembele naiv, një penallti zhbllokon finalen: Messi vendos rekordin dhe i jep Argjentinës avantazhin

Angel Di Maria, i kthyer pas dëmtimit, shpërtheu në lot, i përqafuar nga shokët e ekipit. Me rezultatin 2-0, tani është shumë më e thjeshtë për skuadrën e Scaloni që të administrojë lojën. Kupa e tretë e Botës duket tashmë edhe më pranë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *