Argjentina është kampione e botës! Lionel Messi dhe shokët e tij triumfuan në finalen e Losail, duke mundur Francën 7-5 me penallti pas një barazimi emocionues 3-3 në 120 minuta lojë. Argjentina kryesoi me dy gola në pjesën e parë, me golat e Messi me penallti dhe Di Maria. Por u arrit në 97 sekonda në pjesën e dytë nga dygolëshi i Mbappe. Në kohën shtesë, Messi dhe Mbappé gjetën gjithashtu rrugën për ta çuar ndeshjen në 3-3 dhe me penallti. Nga pika e bardhë, gabimet e Coman dhe Tchouameni i dhanë Argjentinës Kupën e Botës për herë të tretë.
Në Lusail, Argjentina kaloi në avantazh në finalen e Katar 2022 përballë Francës. E bën me njeriun e saj më të rëndësishëm, Lionel Messi, edhe pse u desh nje penallti për të shënuar. Një naivitet i madh i Dembele, që pengoi Di Maria brenda zonës. Një penallti, e pesta për Argjentinën, që i dha mundësinë Messi të mposhtë Lloris. Messi u bë kështu lojtari i parë në histori që shënon gol në të gjitha fazat e turneut. Ai realizoi në grupe, në 1/8, në cerekfinale, gjysëmfinale e tani finale.
Në atë që u duk një finale gjithnjë e më shumë me ngjyra latine, Argjentina shënoi edhe golin e dytë në. Franca ishte e pafuqishme të reagonte dhe Angel Di Maria realizoi në minutën e 36 të takimit. Një asist i McAllister i dha mundësinë lojtarit të Juventus, të thyente për herë të dytë Lloris. Di Maria, i kthyer pas dëmtimit, shpërtheu në lot, i përqafuar nga shokët e ekipit.
RIKTHIMI FRANCEZ…
Franca u fut në lojë më vonesë, por tronditi Argjentinën në 10 minutat e fundit të finales. Një 11 metërsh i shënuar nga Kylian Mbappe, i con shifrat në 2-1. Pastaj dy minuta më pas Kylian shënoi edhe golin e dytë, duke barazuar një finale, që dukej e humbur. Fenomeni francez zgjohet atëherë kur nuk pritej. Nuk kishte bërë asgjë, deri kur 11 metërshi i hapi rrugën e golit të parë në minutën e 79′. Vetëm një minutë më pas, kur Argjentina ende nuk e kishte kuptuar ndryshimin e trendit, Mbappe shënoi edhe golin e dytë. Barazim 2-2, në minutën e 81′. Mbappe kalon kështu Messi (6) me 7 gola në 7 ndeshje.
SPEKTAKËL EDHE NË KOHËT SHTESË
Nuk kishte fund intensiteti i një finale, që kërkoi kohët shtesë për tu vendosur. Lionel Messi nuk hoqi dorë nga Kupa dhe në kohën e dytë shtesë shënoi golin e tretë për Albiceleste. Në minutën e 109′ kundërsulmi i shpejtë i amerikano-jugorëve nxorri Lautaro Martinez në pozicion goditje. Lloris e grushtoi, por Messi e shtyu drejt portës. Upamecano e devijoi, por topi e kishte kaluar vijën e portës. Një avantazh tjetër për Argjentinën me pak minuta të mbetura. Goli i shtatë i Messi në Katar 2022, duke barazuar sërish Mbappe.
Asgjë nuk kishte mbaruar. Kylian Mbappe barazoi përsëri rezultatin, duke shfrytëzuar një tjetër penallti të akorduar për Les Bleus. Një prekje me dorë e Paredes i dha shansin Mbappe të shënonte golin e tretë personal. Sulmuesi i PSG siguron topin e finales, duke e cuar ndeshjen drejt penalltive. 23 vjeçari rrëmben tashmë Këpucën e Artë, duke shënuar golin e tetë në Katar 2022.
Penalltitë, dihet janë ruletë. Mbappe e Messi nuk gabuan, por Coman e Tchouameni po. Të dy për Francën, me Martinez që priti të parën, ndërsa e dyta doli jashtë. Penalltia e fundit e Molina i dha Albiceleste Kupën e Botës, për herë të tretë në histori.