• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga romanca e Brad Pitt me Ines de Ramon

-Instant, Paparazzi, Slider

Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Brad Pitt dhe Ines de Ramon. Një burim ka treguar për ‘People’ se dyshja “po planifikojnë të kalojnë natën e Vitit të Ri së bashku”.


Insajderi, i cili është i afërt me drejtuesen e bizhuterive, shtoi: “Ines mendon që Brad është shumë i ëmbël. Nuk ka ende dicka serioze, por  po argëtohen së bashku”. Pitt, thuhet se është në lidhje me Ramon për disa muaj.


Një burim zbuloi më parë se çifti “u takuan përmes një miku të përbashkët. Dyshja u panë për herë të parë në një koncert Bono në nëntor. Më pas u fotografuan në një festë pas premierës së filmit të ri të fituesit të Oskarit “Babylon”..

Ramone, e cila më parë ka punuar për Christie’s u martua me Wesley në 2019. Por këtë shtator, një përfaqësues i çiftit tha se ata kishin disa muaj që jetonin të ndarë. “Vendimi për t’u ndarë është i ndërsjellë dhe ka ndodhur pesë muaj më parë,” tha përfaqësuesi për PEOPLE. Ndërsa, Pitt ka qenë i martuar dy herë  me Jennifer Aniston nga viti 2000 deri në 2005, më pas me Angelina Jolie nga 2014 në 2019. Pas ndarjes me Jolie ai u përfol për një lidhje  me Emily Ratajkowski pas ndarjes së saj nga producenti, Sebastian Bear McClard./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.