• |
ide | kryesore

2 350 hektarë tokë të përmbytura në bashkinë Shkodër, 80 banesa me prezencë uji

-Instant, Lajme, Të fundit


Reshjet e shiut të ditëve të kaluara kanë sjellë problematika në qarkun e Shkodrës. Mësohet se kuota në Drin dhe në liqenin e Shkodrës është drejt maksimumit. Ndërkohë raportohet se është përmbytur 2350 hektarë tokë.

Njoftimi:

Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e ores 08.00 date 19.12.2022 eshte si me poshte:

1.Kuota Drin 6.30 m (nuk ka ndryshime me oren 08.00 te dites se djeshme)7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.80(nuk ka ndryshime me oren 08.00 te dites se djeshme) 8.70 m kuota max

Bashkia Shkoder toke e permbytur 2350 Ha ne total, ka nje renie prej 370 Ha me oren 08.00 te dites se djeshme.

Banesa me prezence uji ne oborre e stalla ne total 80, ka terheqje te ujit ne 75 banesa nga ora 08.00 e dites se djeshme

Nj.A. Ana Malit ka permbytur ne nje sip prej 1200 Ha. Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 85 cm, ka renie me 15 cm me diten e djeshme) kalueshmeria vetem me mjetet e larta ushtarake ( 2 mjete te kalueshmerise se larte , 1 varke e 11 efektiv te FA)

Ujesjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit.

Ne njesine administrative Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 85 cm , ka renie me rreth 15 cm me oren 08.00 te dites se djeshme, sip toke e permbytur 700 Ha, Berdice 250 Ha, Velipoje 200 Ha

Strukturat e EC te Bashkise Shkoder jane prezente ne terren.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *