• |
ide | kryesore

Berisha, thirrje deputetëve: Hidhni poshtë amnistinë fiskale

Arkiva



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje deputetëve demokratë sot të hedhin poshtë projektin e amnistisë fiskale. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediet, Berisha tha se amnistia fiskale do të rrënojë efektet e garës së hapur dhe të ndershme.

“Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë. Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz. Ky insistim i tij është një ndëshkim i vërtetë për mbarë shqiptarët, është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha.

Çfarë është amnistia fiskale dhe penale?
Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale. Qeveria parashikon në draftin e saj që amnistia fiskale të zgjasë 9 muaj. Nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë emigrantët shqiptarë, bizneset dhe të huajt që janë rezidentë dhe tatim-pagues në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *