• |
ide | kryesore

“Do të zhduk dhe ty”/ Ish-i dashuri i Marjetës rrëfeu nga frika vrαsjen e Kurt-Dedës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
i dashuri



Marjeta Kraja e kishte rrëfyer tek ish-i dashuri i saj se ajo së bashku me djalin dhe një mik të djalit kishin rrëmbyer dhe djegur të gjallë Menduh Kurt-Dedën. Tv Klan raporton se një person i identifikuar si Faik Stojna ka treguar për policinë se Marjeta dhe djali i saj, Besmiri i kishin treguar detaje nga ngjarja e vitit 2017.

“Në vitin 2014 jam njohur me Marjeta Karajn, e cila ka qenë e punësuar si sekretare në një OJF të krijuar me Menduh Kurt-Deda. Mes tyre, ka patur mosmarrëveshje të vazhduueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.

Me pas, për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, Marjeta Karaj, ka përfshire djalin e saj Besmir Karaj, i cili, në bashkëpunim me një person tjetër, pasi kanë dhunuar shtetasin Menduh Kurt-Deda i kanë vëne flakën me anë të një mjeti ndezës, çakmak.

Këto fakte unë i kam mësuar mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe mamaja e tij shtetasja Marjeta Karaj, me të cilën fillimisht kam patur lidhje intime ndërsa me pas kam patuar mosmarrëveshje lidhur me një borxh” – thuhet në dëshminë e tij.

Hetuesit dyshojnë se frika se mund ta vrisnin edhe atë për borxhin, ka bërë që Stojna t’i drejtohet policisë. Shkak ishin bërë fjalët: “Do të zhduk dhe ty si Mendunë”. Dëshmia e tij e rihapi çështjen. Versioni i dhene nga ish-i dashuri u krahasua me ate te te arrestuarit tjetër, Gazmir Ngotës.

“Marjeta, e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëherë leket, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte lekë borxh Marjetës.

Menduja, i thoshte nuk kam asnjë lekë borxh, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjeten dhe Besmirin i cili ka filloi që ta qëlloj Mendun, me grushte e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej më pasi ishte moshë e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa çaste biseduan vetëm për vetëm me njeri tjetrin”, – ka thënë Gazmiri në dëshminë e tij.

Më pas, djali i Marjetës, Besmir Karaj pas urdhrit të mamasë për “ta hequr qafe”, e ka ditur se çfarë e priste, por pavarësisht kësaj, e ka vrarë në mënyrë makabër Menduh Kurtdedën.

“Pas unë jam afruar pranë tyre Besmiri me më tha shprehimisht “sa burg rrezikojmë o Gaz”. Unë i thash, nuk e di shumë kemi për të rrezikuar nëse i ndodh diçka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjeten “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja por këtë”, vijon dëshmia e tij. Besmir Karaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *